E hënë, 6 Korrik, 2020
26 C
Tirana

“Vaksinimi me detyrim dhe marionetat e Sorosit”/ Cako paralajmëron planin e qeverisë

Më të lexuarat

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta...

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar sot një rënie të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, në krahasim me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të...

Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvana Gjatën në film

Aktori Koço Devole ka treguar për eksperiencën e tij në filmin “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur në rolin e babait të këngëtares, Elvana...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Nga Anxhela Ferra

Ndonëse në ditët e fundit në Shqipëri janë regjistruar raste të larta të të prekurve me COVID-19, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se situata është nën kontroll dhe se nuk do të ketë rikthim të izolimit. Përkundër paralajmërimit të kryeministrit Rama disa ditë më parë. Por, botuesi i njohur Alfred Cako akuzon qeverinë se është duke mashtruar me shifrat.

“Këta duan të na çojnë te vaksina e Bill Gates me detyrim. Dhe qeveria jonë me këtë dyshen, Rama-Manastirliu e me disa shërbëtor si Pipero përpiqen të shkaktojnë hipokondri. Që është frika nga sëmundja që nuk ekziston në këto përmasa sa këta e pasqyrojnë. Sepse shoqëria e ka fituar tashmë imunitetin ndaj koronavirusit. Shifrat që japin janë gënjeshtra, pasi i marrin udhëzimet nga grupi i Bill Gates dhe Soros-it.

Sigurisht që kjo nuk është një pandemi, por bëhet fjalë për plandemi. Kjo e fundit organizohet nga një grup komplotistësh ndërkombëtarë, të cilët kanë vënë në dorë qeveritë e shumë vendeve të botës. Për të mbajtur njerëzit në terror, e më pas të arrijnë qëllimin final që është vaksina.

Dhe qeveria jonë e Rama janë shumë të lidhur me këtë grupin drejtues, Gates dhe Soros. E nëse ata i thonë Ramës, vriti të gjithë shqiptarët për interesat e tyre, e nëse Rama do e kishte këtë mundësi do ta bënte me lehtësinë më të madhe. Sepse ka hyrë kokë e këmbë në vëllazëritë e tyre të zeza.”

Sipas Cakos, thuajse e gjithë klasa politike është e përfshirë në këtë skemë, ku sipas tij kërkojnë të bëjnë me detyrim vaksinimin e popullsisë, duke kaluar ligje që ta imponojnë.

“Janë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e fondacionit të Soros. Është Andi Dobrushi, Lëvizja Mjaft, të gjithë ata janë militantë shumë të rrezikshëm për shoqërinë. është Milva Ikonomi, Linda Rama, Arben Ahmetaj e shumë të tjerë që janë sponsorizuar.

Një marionetë e Soros është edhe Lulzim Basha, i cili ka treguar gjunjëzim. Meta nuk ka reaguar fare, i cili para disa kohësh gjoja doli kundër deep state. Por, shkon edhe bën poza idiote, që ndoshta ose nuk ua di kuptimin atij deep state që aq kohë doli dhe e anatemoj. E ndjejnë veten të kërcënuar prej Soros dhe drejtësisë që ata po mundohen ta vënë nëpër kthetra. Pasi duan që të kërcënojnë çdo politikanë në Shqipëri.

Mënyra se si do të na detyrojnë ta bëjmë vaksinën nuk do të jetë me polici. Përkundrazi, njerëzit do të shkojnë vetë që ta bëjnë. Edhe çiftet nuk do të lidhen seriozisht për të krijuar familje, nëse njëri nuk ka bërë vaksinën.

Pensionistëve nuk do i japin pensionet nëse nuk e bëjnë vaksinën, fëmijët nuk do të lejohen në shkolla. Do të nxjerrin me ligj që të mos ketë asnjë të punësuar që nuk ka bërë vaksinën.”

Ndër të tjera Cako paralajmëron vijimin e protestave kundër kësaj gjëje.

Lexo edhe :   Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog
Lexo edhe :   "S'mundemi dot të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh", Manastirliu: Gjoba e mbyllje aktiviteti

“Për këto arsye duhet t’i ndalojmë dhe të mblidhemi të gjithë. E t’i themi Ramës që dy alternativa ka, ose të heqë dorë nga kjo; ose t’ia mbathë nga Shqipëria. Ai po e merr me të lehtë se deri tani e ka nënvlerësuar popullin dhe mendon se jemi dele.

Por, do ta shohë se çfarë do t’i ndodhë në vijim nëse ecën me këtë linjë. Të gjithë këta do të ikin me turp të madh nga historia, që janë kthyer shërbëtor të një kauze kaq të neveritshme. Dhe një ditë kanë për ta paguar të gjithë për genocid.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Më në fund, Italia po shkon drejt shërimit

Italia është një nga shtetet që u godit më fort nga pandemia, mirëpo, më në fund, duket se ajo po shkon drejt shërimit! Autoritetet shëndetësore...

VIDEO/ Arbnor Mucolli shënon dy gola në Danimarkë

Arbnor Mucolli ditën e sotme në Danimarkë ka shënuar dy gola. Vejle po fiton 3-1 në shtëpi kundër Roskilde dhe 20-vjeçari i Shqipërisë U-21, ka...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Rrëfehet Tare: Punoj si drejtor dhe mendoj si futbollist

Prej vitit, 2008 Igli Tare punon si drejtor sporti i Lazios. Ai ka folur për Lazio Style 1900... rreth futbollit, pasionit të tij të madh. “Kam...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...