Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Censurimi i Michael Jackson? Muç Nano: Një gjeni mund të jetë qen bir qeni, por…

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
(VIDEO) Kush e vrau yllin e popit Michael Jackson?

Mediat britanike raportuan se BBC kishte vendosur të mos transmetonte më asnjë këngë të Michael Jacksonin deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u ka bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy dëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Michael Jacksonin, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e Madhe. Por menjëherë pas publikimit të këtij BBC ka përgënjeshtruar  tymnajën e lajmeve mediatik.

Për Mustafa Nanon, reagimi i medias prestigjioze ka qenë i duhuri, pasi sipas tij nuk mund të censurohet një gjeni. Ai e ka trajtuar këtë çështje në Monologun që mbajti sonte në studion e emisionit të tij “Provokacija”.

Mustafa Nano: Ka njerëz që do donin shumë që, në rastin e një gjeniu, personi të ishte në lartësinë e personazhit. Dhe kur nuk ndodh kështu (për mua, si rregull nuk ndodh kështu), këta njerëz s’e kanë për gjë ta hedhin gjeniun në kosh. Për ta, një gjeni që bën një krim, që mbështet një regjim shtypës, që është një baba e bashkëshort mizor, që ka një shpirt të korruptuar, nuk është më gjeni.

Mua nuk ma mbush mendjen ky arsyetim. Një gjeni mund të jetë qen bir qeni, e prapëseprapë mund të jetë një gjeni. Madje, unë jam i prirur të besoj se gjenitë fqinjërojnë më shumë se të tjerët, për arsye që nuk jam në gjendje t’i shpjegoj, me perversionin. E keni lexuar librin Beethoveni dhe Revolucioni Francez të Fan Nolit? Nëse jo, duhet ta lexoni. Është një nga gjërat më interesante të shkruara nga Noli ynë. Aty ai merret, përveç të tjerash, edhe me staturën e ulët morale të kompozitorit të madh gjerman. Dhe nuk e ka bërë këtë, besoj unë, për të baltosur Beethovenin. Pse do ta baltoste? E ka bërë për të na thënë, siç na e thotë vetë, se “njerëzit e mëdhenj janë njerëz si gjithë bota”, por edhe për të na thënë, këtë e besoj unë, se mund të qëllojë shpesh që gjenia e perversioni  të rrinë bashkë.

Unë, edhe kur lexoj mbi gjeni që janë babaxhanë, të mirë, të virtutshëm, them me vete: është një përpjekje për t’i nxjerrë me pahir si mishërimin e virtutit, në mënyrë që t’i japin njerëzimit një role model, dhe kjo është një përpjekje e kuptueshme dhe e natyrshme, pasi njerëzimi nuk bën dot pa heronj, pa personazhe historikë të nxjerrë në dritë si njerëz me cilësi të rralla e të mira, ashtu si në përgjithësi nuk bën dot pa mite e legjenda.

Një gjë e tillë mund të jetë edukative, madje është edukative, sidomos për fëmijët, por ne njerëzit e rritur, ne që dimë të mendojmë, nuk është nevoja të besojmë gjëra të tilla, në një kohë që mund të bëjmë tjetrën: ta ndajmë personin nga personazhi. Mund ta denoncojmë e dënojmë personin, por le të mos i lëmë gjykimet morale mbi personin ta dëmtojnë personazhin. Një gjeni mbetet një gjeni, edhe pse mund të jetë një njeri i prapë e i lig. E jo vetëm një gjeni. Në përgjithësi, çdo arritje a shkëlqim në fushën e mendimit, të artit, të letërsisë, në daçi edhe të muzikës e sportit, nuk ka pse të bëhet pis a të zhvleftësohet për shkak të papërsosmërive morale të njeriut që i ka bërë këto arritje apo që e ka arritur këtë shkëlqim.

Këto arsyetime m’i solli në mendje një diskutim që po bëhet mbi qëndrimin që duhet mbajtur ndaj këngëve të Michael Jacksonit, tani që u zbulua, nëse mund të thuhet që u zbulua, se mbreti i Popit ka qenë një pedofil. Disa radio në Kanada e Australi kanë marrë vendimin që të mos transmetojnë më këngë të Jacksonit. U tha nga gazeta Times se edhe BBC-ja kishte marrë një vendim të ngjashëm, por ditën tjetër erdhi përgënjeshtrimi. “Ne nuk ndalojmë artistë”, thanë ata të BBC-së. Dhe shyqyr! Ç’kuptim do kishte ta ndaloje Michael Jacksonin?

Pse duhet që gjenia e tij të vuajë kusuret e perversioneve të tij? Pse ne të tjerët u dashka të mos shijojmë muzikën e tij, në një kohë që e kemi fare të thjeshtë ta ndajmë këtë muzikë nga jeta e tij e fëlligësht? Dhe kjo e fundit është e lehtë për t’u bërë. Dhe po bëhet. Askush nuk është dëgjuar të thotë këto ditë që Michael Jacksoni duhet të jetë një shembull moral. Përkundrazi, të gjithë marrin distancë prej sjelljeve, për të cilat atë po e denoncojnë. Por të ndalonim muzikën e tij për këtë shkak është si të anulonim ligjin e dytë të Newtonit, atë që thotë se Forca është baraz me Masën e shumëzuar me Shpejtësinë, në rast se historianët e biografët do të na provonin se Newtoni në një rast ka vrarë dy komshinj e në një rast tjetër ka vrarë dy kolegë. Kështu që, poshtë Michaeli, rroftë Jacksoni!/abcnews.al

Tags: CensurimijeteMichael JacksonMuç Nanomundqen bir qeni

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
E pazakontë/ Ishte me miqtë në makinë, kreu i PD gjobitet si taksist (Video)

E pazakontë/ Ishte me miqtë në makinë, kreu i PD gjobitet si taksist (Video)

Video e frikshme/ 5 huliganë të Olympiacos rrahin për ‘vdekje’ tifozin e Panathinaikos

Video e frikshme/ 5 huliganë të Olympiacos rrahin për ‘vdekje’ tifozin e Panathinaikos

U raportua e zhdukur, gjendet vajza 12-vjeçare nga Durrësi

U raportua e zhdukur, gjendet vajza 12-vjeçare nga Durrësi







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

by mirseda
21:55 | 29/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës...

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

20:50 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Spiropali uron Osmani për njohjen e Kosovës nga Siria

Spiropali uron Osmani për njohjen e Kosovës nga Siria

19:47 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com