E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Video e frikshme/ 5 huliganë të Olympiacos rrahin për ‘vdekje’ tifozin e Panathinaikos

Një video e frikshme është shpërndarë nga media greke “Newsbomb”, ku tregon dhunën ekstreme të ushtruar nga një grup huliganësh futbolli. Videoja është filmuar nga vetë agresorët , ku tre prej tyre e mbajnë me duar “gjahun” e tyre, ndërsa dy të tjerë e rrahin fort. Agresorët, që mendohet se janë pesë ultras të Olympiacos, i marrin edhe çantën me një sasi të vogël parash dhe ikin.

I plagosuri denoncon në polici, e cila e trajton incidentin si një grabitje. Sulmi ndodhi kur tifozi i Panathinaikos, që punonte si shpërndarësh picash, po dërgonte një porosi në një adresë të caktuar, në Ilion, Athinën Perëndimore, më 18 shkurt 2019.

Sipas mediave, sulmuesit ia kishin ngritur kurthin, duke pretenduar se ishin klientë dhe kishin bërë porosinë. Pas hetimeve, në fillim të marsit u zbulua se sulmi nuk ishte bërë për grabitje. Huliganët e Olympiacos e sulmuan atë për rivalitet, sepse ishte tifoz i zjarrtë i Panathinaikos.

Një nga autorët e krimit e kishte filmuar sulmim dhe e kishte postuar në internet. Videoja synonte të bëhej “virale” dhe të dëshmonte “suksesin” karshi rivalëve të tyre. Një luftë në internet shpërtheu midis grupeve të tifozërive rivale, prandaj agresorët e fshinë videon, por ishte tepër vonë.

Filmimi ishte ruajtur, ai u ngarkua përsëri dhe u përhap nëpërmjet internetit e medias greke. Falë qëmtimit të saj, u vërtetua se viktima ishte një tifoz ultras i Panathinaikos. Policia e Athinës po mundohet të identifikojë dhunuesit. Përleshjet mes huliganëve të Olympiacos dhe Panathinaikos janë shtuar në javët e fundit.

Sipas njoftimeve të medias, policia ka bastisur klubet (rezidencat) e tifozëve të të dyja ekipeve rivale të futbollit grek në disa zona të Athinës, të enjten në mbrëmje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...