Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ç’duhet të dini për gjyqin ndaj Donald Trump në Senatin e SHBA-së

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga: Sahil Kapur “NBC News”

Gjyqi i fajësimit (impeachment)ndaj ish-Presidentit Donald Trump nis të martën, duke e kthyer në qendër të vëmendjes liderin e sapo-larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ashtu si në gjyqin e tij të parë të fajësimit një vit më parë, do të jetë e vështirë që demokratët të mbledhin shumicën e 2/3 të Senatit që kërkohen për t`a dënuar atë.

Gjithsesi, ky gjyq pritet të ketë një vëmendje të madhe në SHBA por edhe gjithë botën. Ja cilat janë çështjet kryesore që duhet të dini mbi këtë gjyq.

Sa republikanë do të votojnë për dënimin e Trump?

Në gjyqin e parë të fajësimit të Trump 1 vit më parë, vetëm një republikan votoi pro dënimit të tij. Ai ishte senatori nga Utah Mit Romni, kandidati presidencial i republikanëve në vitin 2012. Nëse demokratët votojnë njëzëri për t`a dënuar Trump, atyre duhet t`u bashkohen të paktën 17 republikanë që të kenë sukses.

Dhe kjo gjë do të jetë e vështirë. Deri tani ata që kanë gjasa që votojnë kundër presidentit të partisë së tyre janë përveç Romnit Ben Sase nga Nebraska, Suzan Kolins nga Mein, Lisa Murkovski nga Alaska dhe Pat Tumej nga Pensilvania.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Miç Mekonell, është shprehur se do të jetë “mendje-hapur”gjatë këtij procesi. Një ndryshim i madh në dallim nga 1 vit më parë, kur ai e cilësoi të vdekur përpjekjen për fajësimin që para se të fillonin zyrtarisht procedurat.

A do të kërkojnë senatorët republikanë anulimin e procesit?

Shumë senatorë republikanë, kanë lënë të kuptohet se nuk duan që ta mbrojnë Trumpin, por gjithashtu ata nuk duan që të votojnë për ta dënuar atë. Kjo është arsyeja pse duket se një numër i konsiderueshëm i republikanëve, do të përpiqen të t`a rrëzojnë procesin që në fillim, në vend se të justifikojnë veprimet e Trump.

Shumë prej tyre kanë argumentuar tashmë se ky gjyq është antikushtetues, pasi Trump nuk është më president, duke mos qenë dakord me ekspertët që e kanë studiuar çështjen, dhe të cilët thonë se procesi është konform ligjit dhe Kushtetutës së SHBA-së.

Muajin e kaluar, 45 republikanë votuan pro një mocioni të paraqitur nga senatori Rand Pol,që synonte hedhjen poshtë si antikushtetues të gjyqit kundër Trump. Në këtë nismë bënte pjesë edhe Mekonell, vota e të cilit është thelbësore për çdo shpresë që kanë demokratët për ndëshkimin e ish-presidentit.

Çfarë mund të thotë vetë Trump?

Trump është tani pa mjetin e tij kryesor që ai përdori gjatë gjyqit të mëparshëm të fajësimit: llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. Në ditën e dytë të gjykimit të tij në vitin 2020, Trump shkroi 140 postime. Tani llogaria e tij është pezulluar, bashkë me llogaritë e tij zyrtare në Facebook dhe Instagram.

Për pasojë, barra këtë herë do të bjerë mbi avokatët e tij. Demokratët kërkuan që Trump të dëshmonte personalisht në senat, një ofertë që avokatët e ish-presidentin e refuzuan. Midis tij dhe avokatëve mësohet se ka pasur debate nëse duhet të përsëriten pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet u manipuluan, apo nëse do të bazohet tek argumenti procedural që po mbështesin edhe senatorët republikanë, sipas të cilit, fajësimi i një personi që nuk është më në detyrë është “antikushtetuese dhe duhet rrëzuar”.

Çfarëdo t’i thonë demokratët një Senati përgjithësisht skeptik?

Demokratët e dinë se kanë përballë një Senat, që përfshin shumë senatorë që duan t’a shfajësojnë Trumpin nga frika e shkatërrimit të karrierës së tyre politike. Raporti i demokratëve, të udhëhequr nga Xhemi Raskin, argumenton se Trump është “veçmas përgjegjës për dhunën dhe shkatërrimin që ndodhi në selinë tonë të qeverisë më 6 janar”.

Ai përfshin një pjesë që argumenton se pretendimet antikushtetuese janë “të gabuara” dhe “të rrezikshme”. Ata pretendojnë se hartuesit e Kushtetutës amerikane nuk donin që vendi të ishte “praktikisht i pambrojtur ndaj tradhtisë së një presidenti në ditët e tij të fundit”.

Burimi i lajmit: https://www.nbcnews.com/politics/donald-trump/five-things-watch-trump-impeachment-trial-n1256908

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpgjyqiSHBA

TË LIDHURA

Bota

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

10:30 | 06/06/2026
Bota

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026
Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Next Post

Erdogan paralajmëron Mitsotakis: Mos më sfido mua, njih kufijtë e tu

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vjedhje, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Ora e re policore ndryshon kalendarin e Superligës, ja kur do luhen ndeshjet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

by mirseda
12:18 | 06/06/2026
0

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës...

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com