Ora e re policore ndryshon kalendarin e Superligës, ja kur do luhen ndeshjet

Vendosja e fashës së re orare të lëvizjes së qytetarëve nga qeveria ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ndryshojë axhendën për ndeshjet e javës së 19-të Superligës.

Duke patur parasysh se do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja.

Vendimet e fundit të qeverisë në kuadër të përballimit të koronavirusit do të ndikojnë dhe në programin e sfidave të ardhshme të futbollit shqiptar.

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ishte)

E premte

Teuta-Skënderbeu (18:00)

E shtunë

Tirana-Kukësi (14:00)Vllaznia-Apolonia (17:00)

Bylis-Laçi (14:00)

Kastrioti-Partizani (14:00)

Java e 19-të e Kategorisë Superiore (si ndryshon)

E premte

Teuta-Skënderbeu (orq 16:00)

E shtunë

Tirana-Kukësi (14:00)

Vllaznia-Apolonia (14:00)

Bylis-Laçi (14:00)

Kastrioti-Partizani (14:00)