Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ç’do ndodhë nesër në Kuvend? LSI paralajmëron seancë anormale

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Durrës, shpërthim me lëndë plasëse para zyrës elektorale të LSI-së

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmëron se e enjtja e nesërme nuk do të jetë një seancë normale në Parlament. Në një prononcim për Top Channel, Vasili thotë se “dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj i rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social i cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar”.

Z.Vasili ju sapo përfunduat  mbledhjen e grupit tuaj  parlamentar, a dolët me një qëndrim zyrtar? A do të jetë ajo e nesërmja një seancë normale?

Përfundimisht për zgjedhjen e qëllimtë edhe tinëzare të mazhorancës ky parlament ka hyrë në një rrugë anormale dhe dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj I rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social I cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar. Pra mazhoranca ka bërë zgjedhjen e saj për deformimin, dëmtimin dhe shkatërrimin e parlamentarizmit shqiptar dhe ka imponuar pikërisht ajo një qëndrim të fortë nga ana jonë dhe të papajtueshëm pasi pa kthimin e parlamentarizmit në gjendjen e tij normale, Republika jonë është e rënë pasi republika jonë është një republikë parlamentare.

A ka një dakordësi z.Vasili në vazhdim për aksionin që do të ndjek opozita bashkë me PD, siç ishte rasti i protestës së 31 Marsit, apo lufta dhe përballja me qeverinë do të bëhet vetëm në parlament. A do të vazhdojë mosbindja civile edhe jashtë sallës së Kuvendit?

Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit, ky vendim që fronti opozitar ka marrë sepse qytetarët shqiptarë kanë imponuar dhe kanë kërkuar ata një qëndrim të tillë, do të vazhdojë sepse kjo qeveri do të vazhdojë të sjellë dëme të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës dhe pikërisht për këtë arsye të madhe ne sot jemi në një moment kritik pasi SHBA, jo më larg se pak ditë më parë kanë bërë publik një raport tronditës, ku Shqipëria është kthyer jo vetëm në lavatriçen e parave të pista, së dyti është kthyer në vend kyç të trafikut të mariuanës dhe heroinës në nivel ndërkombëtar dhe tashmë dhe botëror pra është një situatë tronditëse e cila kërkon qëndrim në të gjitha frontet. Padiskutim parlamenti është një prej tyre por edhe të gjitha format e tjera të protestës tashmë të kërkuara dhe imponuara nga qytetarët do të vazhdojnë të jenë të tilla, shumë të rrepta dhe shumë të forta.

Në një prononcim  për Top  Channel Donald Lu tha se politikanët kanë frikë ndaj dhe thonë se reforma po dështon. Ju keni qenë ministër I drejtësisë, dhe kritik për ecurinë Kush ka faj që institucionet e drejtësisë të rejat ende nuk janë ngritur?

Ambasadorët nuk mund të akuzohen për faje sepse jemi ne shqiptarët që marrim vendimet tona. Fajtori është një dhe i vetëm, mazhoranca. Pasi sot në këtë moment që flasim opozita nuk ka asgjë në tavolinë kur i kërkohet një dakordësi, një votim apo një qëndrim. Të gjitha institucionet që duhet të ngriheshin janë sabotuar nga mazhoranca për të bllokuar Reformën në Drejtësi.

Pasi sot nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë , as KLP, as KLGJ dhe as inspektorë të lartë të drejtësisë. Të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat  do duhej të ngriheshin dhe për të cilat Kushtetuta e përcakton qartë dhe për të cilat opozita ka votuar në mënyrë unanime, janë sabotuar në mënyrë të përditshme nga mazhoranca për ta rrëzuar Reformën në drejtësi. Arsyeja ka qenë një dhe vetëm një. Pandëshkueshmëria e mazhorancës sot, se në Gjykatën Shqiptare në mënyrë të veçantë ato supreme dhe qeverisje gjyqësore, nuk ekzistojnë.

Sot askush nuk mund ti drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  dhe gjyqësorë sepse nuk ekziston një i tillë, nuk mund të drejtohet në gjykatën Kushtetuese në Gjykatën e Lartë dhe thënë më thjeshtë le të mbetet në rekordet tuaja, qytetarët e thjeshtë, duke filluar nga unë që po intervistohem, ju dhe gazetarët tuaj, nuk kane ku të ankohen sepse institucioni i lartë i drejtësisë nuk ekziston dhe i vetmi institucion që do të mblidhte ankesat e qytetarëve është vetëm ai. Sot Shqiptarët për shkak të mazhorancës janë pa drejtësi dhe mazhoranca ka bërë të pamundurën për ta deformuar për ta shkatërruar reformën në drejtësi dhe fajtori është vetëm ajo.

Tags: anormalecdokuvendlsindodhëNeserparalajmeronseance

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Nis puna për shkallët, “Arena Kombëtare” drejt përfundimit (Video)

Nis puna për shkallët, “Arena Kombëtare” drejt përfundimit (Video)

Gerrard pranë stolit të ekipit që mbart një histori të madhe

Gerrard pranë stolit të ekipit që mbart një histori të madhe

(Video) Rusia ekzekuton xhihadistët me robot të armatosur

(Video) Rusia ekzekuton xhihadistët me robot të armatosur







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com