pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinomercurecasino girişcashwinnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetnesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Çamëria ka zot”, PDIU i përgjigjet presidentit grek: Ky është shekulli i shqiptarëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, me anë të një deklarate të bërë një ditë më parë u shpreh se Greqia nuk ishte kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Por ai u shpreh se duhet të zgjidhte problemet që ka minoriteti grek në vend si dhe ka ripërsëritur deklaratat për Çështjen Çame, duke i quajtur çamët si kriminelë dhe bashkëpunëtorë të nazizmit.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, PDIU i ka kujtuar Pavlopulos se ka ikur koha kur u copëtua Shqipëria dhe u masakrua Çamëria, duke shtuar se ky është shekulli I shqiptarëve dhe se Çamëria ka zot.

“Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.

Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësues i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve. Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

PDIU shton më tej se, “Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi për shtetin, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar nga e cila fillon dhe zgjidhja e çështjes çame, por morën vetëm vulën apostile”.

Deklarata e plotë e PDIU:

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.

Deklarata të përsëritura të një njeriu që për shkak të moshës dhe pozicionit duhet të ishte më i matur nga politika greke. Po na shfaqet së bashku me Agimin e Artë si një minishencë e qarqeve nacionaliste dhe pasardhës i Napolon Zervës. Presidenti grek qëllimisht ngatërron pjesën më të tërën dhe rolet në histori.

Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.

Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësus i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve. Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më.

Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Nuk është hera e parë që ky pinjoll dhe trashgimtar i Napolon Zervës bën deklarata të tilla, të papërgjegjshme për çështjen çame. Ai para disa kohësh bënte deklarata arrogante dhe kërcënuese për çështjen çame dhe shqiptarët, nga Paramithia. Pikërisht në vendin ku filloi Masakra e Genocidi Etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku u shfarrosën 20% e popullsisë dhe u larguan me dhunë 90% e shqiptarëve të Çamërisë nga krimineli Napolon Zerva, njeriut që Greqia i ka bërë monument në Gumenic.

Sigurisht që Presidenti Grek do të donte që të ishin shfarrosur të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Acarimi i tij është dëshmi që e vërteta djeg. Pavlopulos e di që është çëshjte kohe që e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të realizohet.

Shqiptarët e Çamërisë janë krenar që iu bashkuan me 10 mijë partizanë forca të Ellas, me batalionin “Ali Demi” në Çamëri dhe batalionin “Çamëria” në Shqipëri.

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë.

Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.

Është çështje kohe që e drejta të triumfojë. Siç kapërdinë dhe pranuan Marrëveshjen e Prespës pas 20 vitesh, ashtu dhe herët ose vonë do të pranojnë zbatimin e vlerave europiane për liritë e të drejtat e njeriut dhe ato pronësore për shqiptarët e Çamërisë.

Gjithsesi Pavlopulos, me këtë deklaratë arogante tenton të futet e të ndikojë në politikën zgjedhore greke.

Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi për shtetin, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar nga e cila fillon dhe zgjidhja e çëshjtes çame, por morën vetëm vulën apostile.

Tags: cameriaështëgrekPDIUpergjigjetPresidentitshekullishqiptarëveZot

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Akrobaci spektakolare/ Luftëtari i UFC-së dhuron ‘show’ në kafaz (Video)

“Re të zeza për Shqipërinë”, Patozi: Bijtë e shqipes i kanë nxjerrë shpatat

Sherr me thika mes dy adoleshentëve, njëri dëmton rëndë shtyllën kurrizore







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com