E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

“Ca të nënës e ca të njerkës”, gazetari: Arrestimet e bujshme bëhen për show

Dje u dhanë provat se nisi reprezalja në radhët e zyrtarëve, ku në pranga ra kreu i Bashkisë Lushnjë dhe 10 bashkëpunëtorë të tij, për abuzimet me tenderat. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij (8 zyrtarë të Bashkisë) janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekësh, për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Hetimit dhe fletët e arrestit janë lëshuar për shkak se zyrtarët janë përfshirë në abuzime me tenderat. Duke marrë shkas nga këto lëvizje të bujshme, gazetari Flamur Vezaj bën një paralelizëm me vendimet e drejtësisë, ku i cilëson vendimet e pabarabarta.

Ai e nis shkrimin e tij me një konstatim, ku nënvizon se në Shqipëri para ligjit nuk kanë qenë të gjithë të barabartë! Dhe këtë e demostron përmes disa shembujve konkretë. Trafikanti që dënohet më pak se përdoruesit që kapeshin me cigare hashashi, apo kryebashkiakët që u dënuan për të kryer punë publike. Gjykata e Shkodrës la ne burg një anesteziste të Spitalit të Traumës, pasi kishte pranuar 50 euro dhuratë nga familja e një pacienti! Gazetari trumbeton me të madhe se të merresh me trafik droge del nga burgu, e ndërsa një mjek anestezist për 50 euro duhet të qëndrojë në qeli.

Statusi

Të PAbarabartë para ligjit!
Gjithmonë në Shqipëri para ligjit nuk kanë qenë të gjithë të barabartë! Kjo ishte edhe një nga arsyet qe u reformua sistemi! Pasi trafikanti dënohej më pak se përdoruesi që kapej me tre cigare hashash! Por ky avaz po vazhdon edhe sot! Madje është e trishtueshme të shohësh rastet e fundit! Si ai i dy ish-kryebashkiakëve që u dënuan me dënime qesharake për të kryer pune publike, se kur drejtonin institucionet e shkelën ligjin pikërisht në punë publike, e gjykata i thotë përsëri bëni punë në të mirë të komunitetit (e ndritën kur ishin në pushtet)!! Pra është shumë e trishtueshme të shohësh disa zyrtarë që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, të akuzohen si pjesë e grupeve kriminale në trafikun e drogës! Si ish-prokurori Sota, drejtuesi i lartë i policisë Balla apo zyrtari i Bashkisë së Kavajës qe u arrestuan (pas ardhjes se dosjeve nga Italia) e që rrezikojnë një dënim prej 15 vitesh burg! Nga ana tjetër, edhe përkundër zhurmës se madhe, akuzave të rënda, Gjykata me kërkesë të SPAK-ut shfryhet, duke i lënë të gjithë këta VIP-at në arrest shtëpie! Pra ose nuk kanë prova të mjaftueshme dhe e kanë bërë thjeshtë për SHOW arrestimin e tyre ose i favorizuan! Pasi stonon shumë me këto akuza të renda të qëndrojnë në shtëpi! Ndërsa nga ana tjetër, Gjykata e Shkodrës dje, la ne burg një anesteziste të Spitalit të Traumës se kishte pranuar 50 euro dhuratë nga familja e një te operuari! Po vetëm 50 euro edhe ata ia kishin dhënë pas operacionit, pa ia kërkuar ky anestezisti, referuar dosjes hetimore të deklarimeve të personave! Dhe ky anestezist, përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore (sipas gjykatës) dhe u la ne burg pa afat! E kuptoni, të merresh me trafik droge (nuk po permend S.Tahirin) e të akuzohesh si pjesë e grupeve kriminale del nga burgu e kur mjeku anesteziste pranon 50 euro dhurate nga një familjar duhet të rri në burg! Te dy rastet paskan bë krim, por ndryshe trajtohen! Kjo është e tmerrshme kur e mendon, se cili prej këtyre përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore gjykojeni vetë! Kësaj i thonë Pabarazi para ligjit, mendoj unë! Ja pra, reforma e re vazhdon me standardin e vjetër, ku njeri trajtohet si i nënës e tjetri si i njerkës!
#CfareZhgenjimiNgaDrejtesiaRe#

Lexo edhe :   Petro Koçi në SPAK/ VOA: Pritet verifikimi i tenderave më të mëdhenj në Fier
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...