E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Champions League/ Në 19:00 nis rrugëtimi i Teutës së Durrësit në Europë

19:00 Teuta-Sherif Tiraspol (Moldavi)

Sot, në orën 19:00 nis rrugëtimi europian i Teutës së Durrësit. Blutë, kampionë të Shqipërisë presin në Durrës Sherifin e Tiraspolit nga Moldavia, në ndeshjen e parë të raundit të parë paraeliminator të Champions League-s 2021-2022. Për herë të parë në histori kjo skuadër luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botën e futbollit.

Sherifi i Tiraspolit kuotohet favorit nga kompanitë e basteve si dhe nga ekspertët e futbollit, por Teuta është përforcuar ndjeshëm për “Kupat e Europës”; mjafton të përmendet fakti që ka afruar në formë huazimi dy futbollistë të kombëtares. Taulant Seferi i Tiranës dhe Sherif Kallaku priten madje titullarë që sonte.

Teuta u eliminua vjet nga Europa League pasi humbi në ndeshje teke, në Durrës, përballë Granadës, skuadrës spanjolle që i hapi më pas probleme në kampionat dhe Barcelonës, Realit dhe Atletikos.

Këtë vit pritet më shumë nga Teuta pasi vjen me stofin e kampiones kombëtare dhe ka një short më të favorshëm se vjet, pavarësisht se Sherifi ka rezultuar një skuadër e pakalueshme për shqiptarët ndër vite.

Kush janë ata?

Sherif Tiraspoli është 19 herë kampion i Moldavisë si dhe ka fituar 10 herë Kupën e Moldavisë. Ata kanë në përbërje 10 lojtarë të kombëtares moldave. Vlera e skuadrës Moldave shkon pak mbi 10 milion euro.

Në vitin 2011 Dinamo e Tiranës i mundi moldavët 1-0 në shtëpi por humbi 3-1 atje. Në 2017, Sherifi mposhti në ndeshjen e parë Kukësin 1-0 në Moldavi në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit kuksianët triumfuan 2-1. Në 2019-ën radhën e kishte Partizani që në raundin e dytë paraeliminator të Europa League-s u mund 0-1 në Tiranë dhe barazoi 1-1 në Moldavi.

Lexo edhe :   Teuta rikthehet në lojë pas 2 golave, luhet koha shtesë në Andorra
Lexo edhe :   Teuta rikthehet në lojë pas 2 golave, luhet koha shtesë në Andorra

Në prag të ndeshjes me Sheriff Tiraspol, trajneri i Teutës , Edi Martini dhe kapiteni Renato Arapi, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat ku kanë kanë folur për sfidën e UEFA Champions League.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...