Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bushati: Basha s’ka luksin të dalë sërish i humbur nga marrëveshjet me Ramën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Analisti, Andi Bushati tha sot se Basha nuk e ka më luksin të shkojë në një marrëveshje ku të dalë i humbur.  I ftuar në rublrikën “Opinion” në News24, Bushati deklaroi se ftesa e Ramës është ftesë e pasinqertë. Bushati u shpreh se Rama nuk mund t’i thotë Bashës “hajde biem dakord bashkë por nëse nuk biem dakord bashkë unë e zgjedh vetëm”. Analisti shprehet se “kur rama i ka votat për zgjedhjen e kryeprokurorit vetë, s’ka nevojë për kompromis.

“Zoti Basha ka thënë diçka të ngjashme në parlament, kur e pyetën ‘kur më gënjen një herë është turpi yt kur më gënjen dy herë është turpi im’. Basha nuk e ka më luksin të shkojë në një marrëveshje ku të dalë i humbur. Ftesa e Ramës është ftesë e pasinqertë. Ti nuk mund të thuash hajde biem dakord bashkë por nëse nuk biem dakord bashkë unë e zgjedh vetëm. Por lexove letrën e Ramës ka një frazë që nuk shkon. ‘Unë dua të bisedoj me ty, por kam edhe votat vetë’. Kur i ke vazhdo vetë, s’ka nevojë për kompromis”, u shpreh Bushati.

Gjithashtu, Bushati diskutoi dhe për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm si dhe qëndrimin e palëve përballë emrit që do të drejtojë organin kryesor të akuzës në vend. Bushati foli për alibi nga ana e deputetëve të maxhorancës që kërkojnë të zgjedhin një kryeprokuror të ri pa kaluar sitën e vettingut.

“Ka një debat të madh kryesisht juridik. Opozita thotë nuk mund të ketë, fryma e Kushtetutës nuk e lejon që të ketë një kryeprokuror me shumicë të thjeshtë.
Maxhoranca ka gjetur një kleçkë në ligjin e prokurorisë dhe thotë se ky është një prokuror tranzitor që mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë. Duhet parë sjellja politike e palëve. Ke eksponentë të socialistëve që thonë nuk është tragjike, që kryeprokurori do zgjidhet pa procesin e vettingut. Pra duan të zgjedhin një prokuror të përgjithshëm pa kaluar nga sita e vettingut. Përveç kritereve ka disa parime bazë se si duhet zgjedhur. Në qoftë se do kishim një prokuror të përgjithshëm në detyrë, do kalonte nga ligji i vettingut dhe binte ai s’mund ë rrinte më Prokuror i Përgjithshëm. Po si mund të zgjidhet një prokuror pa kaluar nga sita e vettingut? Alibia tjetër është pse e bëni kaq të madhe sepse ky Prokuror për një muaj është. Por sa do zgjasin procedurat e emërimit. A mundemi ne që me shumicë të thjeshtë dhe pa vetting të zgjedhim një Prokuror që mund të rrijë në detyrë edhe 2 vjet. Ky prokuror nuk ka çelësat e kashtës por ka në dorë transferimin dhe pezullimin e prokurorëve. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në ligj që ky prokuror i përgjithshëm mund të pezullojë vartësit e tij. Këtu ka një problem. Nga problemi juridik dalim në një problem politik. Po bëhet kjo sepse është inteligjente apo se socialistët duan të venë një kryeprokuror për të mbrojtur veten e tyre?”, tha Bushati.

Për sa i përket opinionit të ndërkombëtarëve për kryeprokurorin e ri analisti tha se nuk ka presion por mbështetje për Ramën.

“Nuk mendoj se ka pasur presion ndaj Ramës për një kryeprokuror konsensual, por duket se Rama ka një mbështetje të tërthorë ndërkombëtare për të zgjedhur kryeprokurorin edhe vetë. Këtu duket sikur ka një paradoks tek debati që bëjmë. Edhe thoni që është gabim, edhe thoni se ndërkombëtarët e mbështesin”, tha ai.

Bushati i dha të drejtë Presidentit të Republikës Ilir Meta, lidhur me deklaratën se Kryeprokurori i ri është një çështje ekskluzivisht e parlamentit, shkruan Balkanëeb.

“Për prokurorin Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi traditës dhe si ka qenë ligji më parë, mund të krijohet një konfuzion se presidenti ka të drejta në zgjedhjen e kryeprokurorit. Sot Meta nuk ka asnjë të drejtë. Por, aq sa i ka peshë fjala në prononcimin e Metës përmendet fryma e Kushtetutës. Është një kryeprokuror që nuk zgjidhet vetëm nga një palë”, u shpreh Bushati.

Ai theksoi se socialistët do i shkojnë deri në fund çështjes së nisur, pra zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

“PS ngul këmbë dhe me sa duket ata do i shkojnë deri në fund rrugës që kanë nisur. Besoj se socialistët do i shkojnë deri në fund rrugës që kanë nisur. Nesër Komisioni i ligjeve do të marrë në shqyrtim kandidaturat. Nuk ka rëndësi nëse do ketë shumë apo një kandidat. Problemi është të kemi një proces të rregullt. A mundet që një shqiptar të pranojë që nëse është folur për 2 vjet për vettingun, të zgjidhet një prokuror i përgjithshëm pa vetting. Nuk ka rëndësi janë 1 apo 20 kandidatë, rëndësi ka nëse do zgjidhet brenda rregullave të lojës”, tha Bushati.

Tags: bashabushatidalëi humburluksinmarrëveshjetRamënS`kasërish

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
Neymar përballë Realit dhe Ronaldos, për të dëshmuar që është më i miri

Neymar përballë Realit dhe Ronaldos, për të dëshmuar që është më i miri

27 vjet PD, Bashës s’i shqitet shpirti nga Berisha: Një ndryshim i madh po vjen

27 vjet PD, Bashës s’i shqitet shpirti nga Berisha: Një ndryshim i madh po vjen

Kur mediat nuk njohin kandidatin për kryeprokuror

Kur mediat nuk njohin kandidatin për kryeprokuror

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com