E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Burri kërkon kthimin e bashkëshortes/ 53-vjeçari: U lidh me fierakun, ç’ti bëja? (video)

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Sot në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një 53-vjeçar nga fshati Matjan i Lushnjës. Haxhiu është babai i 4 fëmijëve, ai prej një muaji kërkon të rikthejë bashkëshorten në shtëpi, e cila, sipas tij është larguar pasi ka marrë urdhër-mbrojtjeje.

Çifti ka qenë në martesë për 26 vjet, por grindjet e shumta kanë bërë që bashkëshortja të largohet. 53-vjeçari thotë se shkaku në fakt nuk kanë qenë mosmarrëveshjet, por dikush tjetër. Haxhiu rrëfen se e ka kapur shpesh herë gruan duke komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale me dikë tjetër.

Madje ai e akuzon se ajo shpesh herë i ka sjellë në shtëpi meshkuj të tjetër. 53-vjeçari rrëfen se gruaja e tij dikur ka qënë në një martesë, e cila ka marrë fund prej vitesh. Por fëmijët e tij janë regjistruar në emrin e burrit të saj të parë, pasi Haxhiu nuk ka bërë celebrim me gruan e tij.

Sipas 53-vjeçarit, gruaja e tij është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, por këtë radhë ajo nuk do të rikthehet. Haxhiu thotë se e ka kërkuar edhe nëpërmjet policisë së Lushnjës, por ajo sërish nuk është gjetur. 53-vjeçari thotë se ka tentuar shpesh herë të komunikojë edhe me familjen e saj, me vëllezërit por këta të fundit i kanë shkëputur çdo urë komunikimi dhe nuk pranojnë të flasin me të. Burri thotë se e ka të pamundur të kujdeset për fëmijët ndaj ka ardhur sot në studio e i bëri apel gruas që ajo të rikthehet në shtëpi.

“Dal në xhade me fëmijët në krahë, ata qajnë. Unë s’kam as të ardhura, asgjë. Unë jam në një gjendje tepër kritike”,- thotë ai.

Ndërsa priste ballafaqim me gruan, përballjen në studio e pati me kunatin, vëllain e saj. Ai e akuzoi Haxhiun se e ka dhunuar rëndë të motrën, dhe se ajo nuk do të kthehet në shtëpi, pasi i rrezikohet jeta.

Haxhi Matjani: Nuk e kam dhunuar unë gruan, ajo vetë i ka hapur problemet.

Kunati: Marrëdhënia ka qenë me shkuesi fillimisht. Më parë motra ishte e martuar në Korçë, i erdhën gjërat mbrapsht dhe u martua me Haxhinë. Jetonte në kushte të vështira shumë e më vinte zor t’ju shkoja në shtëpi. Kur isha për Vitin e Ri i thashë duhet të punosh të mbash shtëpinë Haxhi. Atje tek ata edhe një kafshë që është kafshë nuk jeton dot. E kam marrë motrën e kam kuruar në Tiranë, nuk u përgjigj askush tjetër për të. Ai nuk është njeri, ka bërë një tufë me kalamanj e thoshte e vrau lopa e ka nxirë në gjithë trupin. Si ta çoj motrën tek ai më mirë e vras me duart e mia. Po ta çoj tek ai e vret. S’ka shanse të torturojë më ai motrën time . Si vjen turp që del për të kërkuar motrën po të kërkojë bukë. Ai i ka dalë me thikë e me sëpatë motrës sime. Pse nuk i ka marrë masat policia për këtë njeri?

Si është motra juaj në këto momente?

Kunati: Motra është për qejf si kokrra e mollës, i vjen keq për kalamajtë, po unë i kam thënë ik: Më mirë më vra ti o vëlla më ka thënë, se ai nuk ka besë e fe. Fëmijët t’i çojnë në jetimore se motra ime nuk i mban dot.

Haxhi Matjani: Më vinin njerëzit në fshat dhe më thonin o filan, po merret gruaja jote më kështu gjërash. U lidh edhe me fierakun 20 vjet më të ri, ç’ti bëja unë? Mora Kastriotin dhe ia thashë.

Ndërhyn kunati: Është turp o Haxhi, a e ke parë gruan tënde ti si e ke katandisur, ti akoma bëhesh xheloz o Haxhi. Po s’keni moshë për këto gjëra ju… / Balkanweb

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...