COVID-19 është futur edhe në Burgun e Beratit. Përgjegjësi i Regjimit të Brendshëm në IEPV-në Berat ka rezultuar sot “pozitiv” me SarsCov-2, kurse janë dezinfektuar dhe mbyllur disa sektorë të burgut.
Përgjegjësi i Regjimit të Brendshëm në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është infektuar me koronavirus.
Ai kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pasi kreu ditën e djeshme tamponin, rezultoi “pozitiv”.
Kolegët e tij të zyrës por edhe personat e kontakteve të tij të përditshme brenda këtij institucioni janë karantinuar, deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë ditën e sotme, ndërkohë që 2 rastet e tjetra të regjistruara zyrtarisht sot nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme.
Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë 69 persona me COVIVD-19. Që nga periudha e fillimit të pandemisë COVID-19 në qarkun e Beratit janë regjistruar vetëm 2 vdekje.
Ky është një nga 3 rastet që janë publikuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, dy rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme familjare.