E enjte, 24 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Burgu i Beratit preket nga C*vid-19, dezinfektohet institucioni

COVID-19  është futur edhe në Burgun e Beratit. Përgjegjësi i Regjimit të Brendshëm në IEPV-në Berat ka rezultuar sot “pozitiv” me SarsCov-2, kurse janë dezinfektuar dhe mbyllur disa sektorë të burgut.

Përgjegjësi i Regjimit të Brendshëm në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është infektuar me koronavirus.

Ai kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pasi kreu ditën e djeshme tamponin, rezultoi “pozitiv”.  

Kolegët e tij të zyrës por edhe personat e kontakteve të tij të përditshme brenda këtij institucioni janë karantinuar, deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë ditën e sotme, ndërkohë që 2 rastet e tjetra të regjistruara zyrtarisht sot nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë 69 persona me COVIVD-19. Që nga periudha e fillimit të pandemisë COVID-19 në qarkun e Beratit janë regjistruar vetëm 2 vdekje.

Ky është një nga 3 rastet që janë publikuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, dy rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme familjare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt; Tirana në vendin e 152

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një...

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...