Trupi i pajetë i aktorit Gjergj Xhuvani ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri dhe do përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.
Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar lejen djalit të tij, Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve, por edhe miqve e të njohurve.
Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës. Djali i regjisorit të ndjerë do shoqërohet nga disa efektivë policie, ndërsa pas ceremonisë së varrimit të Gjergj Xhuvanit, Kostandini, do kthehet sërish në qeli për të vuajtur dënimin për vrasjen e katërfishtë në “Rrugën e Elbasanit”.