Sport

Lila dhe Abazaj/ Transferimet te Tirana drejt dështimit

               Publikuar në : 13:13 - 20/08/19 user tir

Afrimi i Andi Lilës dhe Kristal Abazajt te Tirana po shkon drejt dështimit. Kur jemi vetëm një javë larg fillimit të kampionatit, rikthimi i ish-kapitenit në kryeqytet po sfumohet.

Dëmtimi që ai ka nuk jep garanci për vazhdimësinë, ndaj klubi po mendohet mirë para se të shkojë drejt firmës. Kur dihet që pretendimet financiare të mbrojtësit të Kombëtares janë të larta, drejtuesit janë të kushtëzuar që të mos nxitohen pa marrë siguri për gjendjen e tij fizike.

Ndryshe paraqitet situata për sulmuesin anësor, kartonin e të cilit e ka Anderlehti. Belgët janë gati që ta japin hua, por me kusht që ta ndajnë përgjysmë pagën prej 20 mijë eurosh.

Nga kjo shifër bardheblutë janë stepur, duke e zbehur si pistë. Në lojë për ish-lojtarin e Luftëtarit tashmë është Kukësi, që është gati t’i japë 10 mijë euro rrogë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT