Ish-banorja e Big Brother Albania, Rike Roçi, ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në “Instastory”. Në morinë e komenteve, një ndjekës e fton tek restoranti i Mihal Kokëdhimës, i cili u bë i famshëm për dhunën ndaj turistëve spanjollë.
“Të pres në Borsh tek Rastaurant Panorama”, shkruan ndjekësi.
Bukuroshja i ka kthyer një përgjigje epike: “Jo jo kam frikë”, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe të huajat i bënë jehonë videos së dhunimit të një grupi turistësh, nga pronari i Bar-Restorantit “Panorama” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Kujtojmë këtu faktin se pronari i restorantit udhëtoi tre kilometra mbi makinën e familjes spanjolle duke i frikësuar, teksa godiste xhamin e makinës i gjakosur.