Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja infektimi, ndërsa 148 persona u futën në terapi intensive.
Situata nuk po njeh shenja përmirësimi, dhe se asnjë masë nuk ka dhënë deri më tani një rezultat pozitiv. Me uljen e temperaturave dhe ardhjen e virozave të stinës, e ka bërë edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.
Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, i gjithë vendi të futet në karantinë për të paktën një muaj. Sot pritet që Macron t’i drejtohet popullit, për të njoftuar vendimin, raporton Reuters.
Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë, ndërsa masa ekstreme vjen pas rritjes së infeksioneve.