Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bulqizë/Humb jetën minatori, miniera në pronësi të “bobit” të PS-së

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekje, është regjistruar sërish në minierat e Bulqizës. Burime konfindeciale pranë Policisë së Shtetit, konfirmojnë  se një 67-vjeçar ka humbur jetën në Galerinë 34, në Zonën  D. I moshuri i pajetë, i cili duhet të kishte dalë në pension, quhet Enver Koçi, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së sotme.

 Burimet thonë se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e pluhurit, ku dhe është asfiksuar.As mediat por edhe as Policia e Shtetit nuk e kanë pasqyruar këtë ngjarje tronditëse në minierat e Bulqizë, që vijojnë të marrin jetë njerëzish. Ndërkohë burime konfidenciale konfirmojnë se miniera ku humbi jetën Enver Koçi, është në pronësi të Kryetari të Partisë Socialiste për Qarkun e Bulqizës, Lefter Alla.

Bëhet fjalë për ALB LEAA INTERNATIONAL, ku sipas ekstratit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani kryen punimet për nxjerrjen e kromit në Galerinë 34, aty ku ka humbur jetën Enver Koçi.

Përfshirja e zyrtarit të Partisë Socialiste, duket se i ka kyçur gojën Policisë së Shtetit për të raportuar këtë aksident me pasojë vdekjen. Përveç kësaj, humbja e jetës së minatorit 67 vjeçar rindez edhe një herë debatin e madh për statusin e minatorit.

Nëse ky status i depozituar dy herë në parlament, do të ishte votuar, atëherë i moshuari Enver Koçi nuk do të kishte humbur jetën në nëntokë, në përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës në miniera. Kjo, pasi statusi do t’i mundësonte një pension normal, për të përballuar jetesën në qytetin më të varfër të Shqipërisë, por që prej andej lëvrohen miliarda lekë nga nxjerrja e kromit.Statusi i minatorit u refuzua pak javë më parë, ndërsa sot kemi pasojën e radhës, me humbjen tragjike të jetës së një minatori.

Që kur “rilindja” erdhi në pushtet në vitin 2013, minierat kanë shkaktuar një bilanc tronditës me vdekjet e minatorëve. Të rinj të pashpresë, të moshuar, kryefamiljar dhe të varfër, kanë humbur jetën në puset e thella të nëntokës. Ndërkohë qeveria e Edi Ramës, e cila fitoi zgjedhjet në 2013 dhe 2017 edhe me premtimin për statusin e minatorit, sot e kësaj dite nuk asnjë argument përse ka refuzuar ta miratojë.

Më poshtë, minatorët që kanë humbur jetën pas vitit 2013:

24 janar 2014, Kujtim Lici, 42 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

29 maj 2014, Shkëlqim Pisli, 40 vjeç, humb jetën në minierën e Currjes në Mat

19 gusht 2014, Xhemal Sela 50 vjeç dhe Denald Baçi 35 vjeç, humbin jetën në minerat e Martaneshit

 2 nëntor 2014, Jonuz Nelaj, 50 vjeç, humb jetën në minierat e Bulqizës

 20 janar 2015, Tasim Doda, 65 vjeç, humb jetën në minierat e Hasit

 16 mars 2015 – Skënder Tafa, 58 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

27 janar 2017 – Azgan Kurtpalaj, 40 vjeç, humb jetën në minierat e Tropojës

25 tetor 2017 – Eri Keta, 33 vjeç, humb jetën në Zonën D të galerive të Bulqizës

5 nëntor 2017 – Eduart Dama, 27 vjeç, humb jetën në galeritë e Bulqizës

Dhe sëfundmi, 19 mars 2018 – Enver Koçi, humb jetën në galerinë nr. 34 të Bulqizës, e cila është në pronësi të Kryetari të PS-së së këtij qyteti.

Në foto kompania e Kryetari të PS-së, Lefter Alla:

Tags: bobitBulqizee kreuthumbjetënminatoriminierapronësiPS

TË LIDHURA

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

10:54 | 05/06/2026
Aktualitet

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026
Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Next Post

Video/Lazio “flet shqip”, për ditëlindjen e gardianit Strakosha

Shqiptari më i urryer në botë: Jam inteligjent

Trump: Trafikantët e drogës të dënohen me vdekje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com