Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bullgaria, vendi i korruptuar që drejton BE-në

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Bullgaria, vendi i korruptuar që drejton BE-në

Nga Marcu Niculescu, “Open Europe”/Roli i ri i Bullgarisë si presidente e Këshillit të BE-së, filloi me bujë. Vetëm pak ditë pasi vendi mori presidencën e radhës, një nga biznesmenët më me ndikim në vend, Peter Hristov – një 49-vjeçar që kishte pohuar lidhjet e ngushta me partinë qeverisëse në Bullgari- u qëllua për vdekje në mes të ditës jashtë zyrës së tij.

Në të njëjtën javë, si për t’i përkeqësuar më tej gjërat, mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Sofjes, duke hedhur parulla “Mafia”, “Dorëheqje” dhe “Korrupsion”, në shenjë proteste ndaj planeve të vendit për të ndërtuar një vendpushim skish në parkun kombëtar të Pirinit.

Mjerisht, ngjarje të tilla nuk janë aspak të pazakonta në një vend që vazhdon të përballet me një nepotizëm të ngulitur thellë në shoqërinë bullgare, nga një zbatim i dobët i ligjit, dhe praninë e madhe të krimit të organizuar. Dhe vdekja e Hristovit, është një kujtesë e dhimbshme se presidenca e Bullgarisë në BE-së, do të dominohet më shumë nga problemet e Sofjes, sesa nga lidershipi i saj në grupin e 27 shteteve anëtare.

Bullgaria, dëshiron ta përdorë presidencën e saj të BE, për të përshpejtuar procesin e pranimit në union të vendeve të Ballkanin Perëndimor. Këto përpjekje, do të shënojnë kulmin e tyre gjatë një samiti që do të mbahet në muajin maj në Sofje, ku zyrtarët do të takohen me krerët e shteteve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia për të diskutuar procesin e pranimit të tyre në BE. Samiti synon t’i japë çdo shteti aspirant, një plan veprimi të përshtatur, për të arritur anëtarësimin në union.

Një mendim i dëshiruar?

Por a është vërtet një veprim i mençur, përshpejtimi i bisedimeve me këto shtete të Ballkanit Perëndimor? Ndërsa është një synim i lavdërueshëm sjellja e tyre më pranë BE-së, Bullgaria tregon edhe një herë se është më mirë të gabosh në anën e kujdesit. Që nga hyrja e Sofjes në union, ritmi i reformave në vend e ka humbur vrullin, dhe shpresa se fuqia e butë e Brukselit do të jetë e mjaftueshme për ta vendosur vendin në një rrafsh të barabartë me të tjerët, u provua të jetë asgjë më shumë sesa një mendim i dëshiruar.

Në fakt, performanca e Bullgarisë 11 vjet pas futjes në BE është zhgënjyese. Sipas “Transparency International”, ajo është aktualisht vendi më i korruptuar në union.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni është endemik – sondazhet tregojnë se 24 për qind e popullsisë bullgare mbi 18 vjeç i është nënshtruar ryshfetit, dhe se shoqëria e vendit është e përshkuar nga “aktorë të fuqishëm e të aftë për të përfituar një trajtim preferencial, përmes marrëveshjeve komplekse të korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit”.

Nuk është çudi me korrupsionin kaq të pranishëm, që ekonomia bullgare nuk është një perspektivë tërheqëse për investitorët e huaj – një faktor që shpjegon se përse vendi mbetet më i varfëri në BE.

Kohët e fundit, qeveria goditi dy kompani energjetike austriake dhe çeke, EVN dhe CEZ, me një total prej 3.63 milionë dollarë gjoba, për thyerjen e rregullave të konkurrencës.

Për CEZ, kjo ishte pika e fundit që derdhi gotën, dhe kompania po përgatitet të largohet për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha me Sofjen.

Në një rast të veçantë, kompanisë indiane ANJ iu kërkua të paguante një ryshfet prej 1 milionë eurosh, për të blerë një fabrike shtetërore të prodhimit të plehrave kimike. Kur ajo refuzoi, kompania iu shit një oligarku bullgar.

Duke pasur parasysh këto çështje, nuk është çudi që Bullgaria, krahas Rumanisë, mbetet subjekt i monitorimit të veçantë në kuadër të Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit (CVM), për të siguruar që vendi të përmbushë angazhimet e veta në reformat në gjyqësor, si dhe në luftën kundër korrupsionit.

Me progres të tillë të dobët të treguesve kryesorë, si mundet Bullgaria të lobojë me sukses për një përparim të mëtejshëm për Malin e Zi dhe Serbinë, dy shtetet ballkanike që kanë nisur tashmë bisedimet e pranimit ne BE, dhe që përballen me probleme të njëjta?

Malin e Zi dhe Serbia në të njëjtën varkë

Deri më tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht tre nga 35 kapitujt në negociatat e pranimit për në BE, ndërsa Serbia ka mbyllur vetëm dy.

Në shtator 2017, Komisioni Evropian tha se kishte planifikuar të hartonte një strategji që të dy vendet të anëtarësohen deri në vitin 2025, duke e vënë theksin mbi çështje të tilla si korrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Është e lehtë të kuptohet se pse Brukseli është fokusuar në këto fusha. Politikanët në Malin e Zi – duke përfshirë edhe krerët e shtetit – janë të korruptuar.

Milo Gjukanoviç, udhëheqësi shumëvjeçar, i cili ka shërbyer 6 mandate si kryeministër ose president që nga vitet 1990, është akuzuar për lejimin e trafikimit, kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të dyshimta në vend.

Fatkeqësisht, planet e tij për t’u rikthyer në politikën aktive dhe garuar për president, nuk i bëjnë mirë perspektivave të reformave në vendit. Për më tepër, për më shumë se një vit deputetët e opozitës, e kanë bojkotuar parlamentin në shenjë proteste për parregullsitë e dyshuara gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Kriza politike, ngre pikëpyetjen se si BE-ja, mund të vendosë në mënyrë të besueshme mbi atë që në thelb është shpërbërë në një shtet njëpartiak, për një rrugë të shpejtë të anëtarësimit. Përveç kësaj, ashtu si Bullgaria, edhe Mali i Zi ka përjetuar një periudhë të vështirë në tërheqjen e investitorëve perëndimorë, dhe zgjerimin e ekonomisë së saj.

Vitin e kaluar, kompania italiane e energjisë A2A, i shiti aksionet e saj në vend, duke pretenduar se qeveria malazeze nuk kishte arritur të garantonte kthimin e përshtatshëm të investimeve, autonominë e menaxhimit dhe rregulloret transparente. Këto lloj vështirësish, kanë sjellë një rritje të dobët ekonomike, dhe zgjerimin e borxhit të qeverisë, i cili pritet të arrijë këtë vit në mbi 80 për qind të PBB-së.

Serbia gjendet në të njëjtën varkë. Një raport i kohëve të fundit i BE-së, vuri në dukje se ndërsa Beogradi ka bërë disa përparime, “korrupsioni mbizotërues, dhe një strukturë e papërshtatshme institucionale, vazhdojnë të pengojnë zhvillimin politik dhe tregtar”. Vendi renditet aktualisht i 72-ti në mesin e 176 vendeve të botës – një tregues i korrupsionit “endemik”, sipas “Transparency International”.

Vjedhja e “iniciativës” bullgare?

Natyrisht, asnjë nga këto pengesa nuk është e pakapërcyeshme. Pavarësisht gjithë problemeve të saj, hyrja e Bullgarisë në BE nxiti një rritje ekonomike transformuese. Statusi i saj, si një nga anëtaret më të reja të BE-së, vazhdon të intrigojë kapitalin e huaj, që kërkon tregje evropiane dinamike, me një hapësirë ende të lirë për t’u rritur.

Vendet e tjera të Ballkanit, do ta kenë me siguri këtë shembull në mendje kur të takohen në Sofje, dhe planet e veprimit duhet të krijojnë një farë hovi drejt reformave.

A mundet që një klimë afariste e besueshme dhe transparente në vende si Serbia, t’i vjedhë “iniciativën” Bullgarisë, dhe t’i japë fund dritares së saj të mundësive për të dialoguar me homologët e saj perëndimorë?

Nëse ligjvënësit bullgarë e lejojnë vendin të renditet më larg standardeve evropiane, ata mund ta kenë dhënë tashmë përgjigjen e kësaj pyetje.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanibeBullgariadrejtonkorruptuarkosovamali i ziSerbiavend

TË LIDHURA

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Next Post
Protesta në Selanik për emrin Maqedoni

Protesta në Selanik për emrin Maqedoni

Ibrahim Rugova, dritëhijet e Gandit të Kosovës 

Ibrahim Rugova, dritëhijet e Gandit të Kosovës 

Ekzekutimi i Ivanoviçit/Përgjimet: E vrau bashkëpunëtori i Haradinajt (Audio)

Ekzekutimi i Ivanoviçit/Përgjimet: E vrau bashkëpunëtori i Haradinajt (Audio)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com