pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahisteosbetcashwintambet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbettambetpusulabetbetistcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazargrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ibrahim Rugova, dritëhijet e Gandit të Kosovës 

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha


Ibrahim Rugova, ka qenë një udhëheqës atipik për Ballkanin e viteve 1990. Ai vazhdoi të udhëhiqte një lëvizje paqësore për pavarësi, kur shumica e liderëve nacionalistë të republikave Jugosllave i kishin vënë flakën federatës. 

Një qasje e diktuar kryesisht nga pafuqia e shqiptarëve përballë makinerisë së fuqishme ushtarake serbe, por edhe prej një mbështetje modeste nga ana e faktorit ndërkombëtar.

I zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetor 1989, Rrugova ishte nismëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Kosovës më 2 korrik 1990, dhe shpalljes së Kosovës Republikë, akte këto kryesisht për konsum të brendshëm, përderisa u shpërfillën plotësisht nga Beogradi, që sapo kishte shtypur me gjak protestat e vitit 1989.

Deri në vitin 1998, Rugova kishte një autoritet të padiskutueshëm në Kosovë dhe jashtë saj. Edhe pse një pjesë e kosovarëve, e kishin humbur besimin se me këtë rrugë do të arrihej ndonjëherë çlirimi nga zgjedha serbe.

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, nisi të sfidojë dhe lëkundë ndjeshëm pozitat e tij. Në fillim të vitit 1998, popullariteti i kreut të UÇK, Adem Jasharit po rritej me shpejtësi. Dhe asokohe nisin edhe përplasjet e para mes dy grupimeve.

Në fillim të marsit 1998, serbët vrasin në Drenicë Adem Jasharin, vetëm pak ditë pas rizgjedhjes së Rugovës president. Serbia, faktori ndërkombëtar, dhe vetë lidershipi i LDK-së, e cilësonin UÇK-në një grupim ekstremist marksist.

Në Prishtinë, kujdeseshin të vinin përherë në dukje dallimin mes një LDK-je të drejtuar nga ajka intelektuale e vendit, ndonëse e kompromentuar në një fare mase me komunistët jugosllavë, dhe një UÇK-je të drejtuar nga “fshatarë të paarsimuar”.

Diplomatët evropianë, hezituan të vendosnin kontakte me lëvizjen guerile. Por ngjarjet u përshkallëzuan shpejt, dhe si përherë ishin amerikanët ata që ndryshuan të parët kursin, dhe evropianët që i ndoqën nga pas.

Masakra e Reçakut, u pasua me organizimin e Konferencës së Rambujesë, ku shqiptarët pranuan me vështirësi draft-marrëveshjen e ndërkombëtarëve, ndërsa serbët nuk firmosën.

Pas një ultimatumi të injoruar nga Beogradi NATO ndërmori një fushatë 78-ditore bombardimesh ajrore, në fund të së cilës Kosova u çlirua nga ushtria serbe.

Masakrat, shkatërrimet dhe dëbimet e qindra mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, i polarizuan në ekstrem raportet shqiptaro-serbe.

Gjaku i derdhur për liri në fushëbetejë, e rriti në kulm legjitimitetin dhe popullaritetin e UÇK-së. I izoluar për muaj me radhë në Prishtinë, Rrugova u poshtërua publikisht nga Sllobodan Millosheviç, që e mori forcërisht në Beograd për të shtrënguar duart para kamerave, një gjest që pavarësisht rrethanave, u cilësua një akth i madh tradhtie.

Pas këtij akti, Rugova u strehua përkohësisht në Itali. Me një autoritet të luhatur, ai arriti të rikthehet pas luftës në Kosovë, dhe fitojë zgjedhjet e para. Më 2002-shin zgjidhet presidenti i Kosovës së lirë, ndërsa në 2004-ën rizgjidhet për një mandat tjetër.

Në këtë kohë, bëhet objekt i disa atentateve, për të cilat u akuzuan publikisht ish-drejtues të UÇK-së, edhe pse asnjëra nga ngjarjet nuk u zbardh plotësisht. 

Për këtë shkak, edhe vdekja e tij më 21 janar 2006, zyrtarisht nga kanceri në mushkri, ka ngritur dyshime për helmimin e tij, një tezë e mbështetur kryesisht nga njerëz pranë LDK, në një kohë që insinuatat drejtohen sërish ndaj lidershipit të PDK-së dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Pak javë para se të ndërronte jetë, u riciklua në median kosovare debati nëse Rugova kishte braktisur apo jo fenë myslimane, duke u konvertuar në katolik që në vitin 1994, gjatë një takimi në Romë me Papa Gjon Palin II.

Një temë kjo delikate, në një vend përgjithësisht fetar, dhe me mbi 90 për qind të popullsisë të besimit islam. Historia nuk shkruhet nga fitimtarët, por historianët.

Gjithsesi në kompleks ai do të mbahet mend si një lloj Gandi shqiptar, që arriti të mbijetonte edhe kur ngjarjet dramatike e morën përpara, dhe e zhvlerësuan rezistencën e tij paqësore.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: dritëhijetGanditIbrahimKosovësRugovaSerbia

TË LIDHURA

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Aktualitet

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026
Aktualitet

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026
Next Post

Ekzekutimi i Ivanoviçit/Përgjimet: E vrau bashkëpunëtori i Haradinajt (Audio)

Qeveria amerikane drejt "humnerës"

21 janari/Zef Brozi: Akt terrorist, Arta Marku të hetojë krimet e “peshqve të mëdhenj"







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com