Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Britania e Madhe miraton vaksinën AstraZeneca

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Britania e Madhe autorizoi të mërkurën për përdorim emergjent një vaksinë të dytë kundër COVID-19, duke u bërë vendi i parë që i jep dritën e blertë nja vaksine lehtë të përdorueshme, prodhuesit e së cilës shpresojnë të bëhet “vaksinë për gjithë botën”.

Departamenti i Shëndetësisë tha se pranoi një rekomandim nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Prodhimeve Shëndetësore për të autorizuar vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuesi i ilaçeve me seli në Mbretërinë e Bashkuar, AstraZeneca.

Britania ka blerë 100 milion doza të vaksinës dhe planifikon të fillojë përdorimin e saj brenda ditësh. Qindra mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë vaksinën e prodhuesit amerikan të ilaçeve Pfizer dhe kompanisë gjermane BioNTech.

Shefi ekzekutiv i AstraZenecas, Pascal Soriot, tha se kjo është “një ditë e rëndësishme për miliona njerëz në Britaninë e Madhe, të cilët do të kenë qasje në vaksinën e re”.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha në një deklaratë për Sky News se “shpërndarja do të fillojë në 4 janar dhe do të përshpejtohet në javët e para të vitit të ardhshëm”.

Vaksina Oxford-AstraZeneca pritet të përdoret në shumë vende për shkak të çmimit të ulët, dhe lehtësisë së përdorimit. Ajo mund të ruhet në frigoriferë ndryshe nga vaksinat tjera që kërkojnë ruajtje në temperatura shumë të ulta. Kompania tha se do ta shesë atë për 2.50 dollarë për një dozë dhe planifikon të prodhojë deri në 3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

“Ne kemi një vaksinë për gjithë botën”, tha Dr. Andrew Pollard, studiues i Oxfordit.

AstraZeneca tani do të bëhet vaksina e dytë kundër COVID-19 në përdorim në Britani. Më 2 dhjetor, rregullatorët i dhanë autorizim të ngjashëm emergjence vaksinës Pfizer-BioNTech./VOA/

Tags: AstraZenecaBritania e MadheCOVID-19vaksine

TË LIDHURA

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Next Post
Kosovë: Isa Mustafa konfirmon Avdullah Hotin kandidat për kryeministër

Kosovë: Isa Mustafa konfirmon Avdullah Hotin kandidat për kryeministër

Mjeku Allkja: Pranvera do jetë pa Covid-19, kur të vijë vaksina nuk do na duhet

Mjeku Allkja: Pranvera do jetë pa Covid-19, kur të vijë vaksina nuk do na duhet

Ministri italian Di Maio në Prishtinë: BE të sigurojë vaksinat për Ballkanin

Ministri italian Di Maio në Prishtinë: BE të sigurojë vaksinat për Ballkanin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com