E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Mjeku Allkja: Pranvera do jetë pa Covid-19, kur të vijë vaksina nuk do na duhet

Mjeku i Urgjencës Kombëtare i cili u shkarkua sot për arsye etike, Ilir Allkja ka folur në ”News 24” edhe për situatën e COVID-19 në vend.

Ai tha se së bashku me disa mjekë, mendojnë se është arritur imuniteti i tufës dhe se kur të vijë vaksina nuk do na duhet. Sipas tij, pranvera do jetë pa koronavirus.

“Zoti na ka me sy të mirë, rastet e infektimeve po bien. Unë dhe kolegë të mi mendojmë se 60% e kanë kaluar, është arritur imuniteti i tufës. Besoj shumë që pranvera do jetë pa koronavirusin dhe pa disa viruse të tjera”, tha ai.

Sipas tij, numri i infektimeve po vjen në rënie dhe ka besim të fortë që në pranverë virusi pothuaj do jetë drejt finishit dhe nuk do kemi nevojë për vaksinë.

“Vaksina do të vijë atëherë kur nuk do na duhet më. E shoh larg arritjen e vaksinës. Pashë që para një jave filloi vaksinimin Greqia, Serbia, ndërkohë që asnjë km i këtyre vendeve nuk udhëtoi me tam-tam-e, kryeministri jonë i mëshon propagandës. Pikërisht se kam qenë kritik me propagandën qeverisëse jam sot i papunë”, u shpreh Allkja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...