E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Britani: Mpiksjet e gjakut të lidhura me AstraZeneca, më të zakonshme te gratë

Rregullatori i mjekësisë në Britaninë e Madhe tha se kishte disa prova se mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me vaksinën COVID-19 të AstraZeneca, ndodhin më shumë tek gratë sesa tek burrat, duke shtuar se ndryshimi në incidencë ishte i vogël.

Zyrtarët britanikë më parë kanë thënë vetëm që incidenca e mpiksjes ishte e lidhur me moshën dhe se nuk ishte krijuar një lidhje me seksin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

”Tani ka disa prova që shkalla e raportuar e incidencës është më e lartë në femra krahasuar me burrat edhe pse kjo nuk është parë në të gjitha grupmoshat dhe ndryshimi mbetet i vogël.”, tha Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në azhurnimet e saj javore për mpiksjet.

Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë rekomanduar që vetëm njerëzit mbi një moshë të caktuar të marrin dozat.

Në shifrat e fundit javore, MHRA tha që incidenca e rastit e mpiksjeve të rralla dhe ishte 10.5 për milion doza, krahasuar me 9.3 për milion javën e kaluar. Kishte 242 raste të mpiksjes, me 6 që ndodhën pas dozave të dyta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...