E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

”U cilësua trashëgimtar i Berishës”/ Kadilli sulmon Bashën: Është i shteruar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ishte ndër të parët i cili kërkoio dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Jo vetëm kaq, por ai shpalli kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e partisë, për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Në një intervistë për ”Euronews”, Kadilli u shpreh se Basha është tashmë një projekt i dështuar, megjithëse është një nga investime tmë të mëdha në PD, dhe i cilësuar si trashëgimtar i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fatbardh Kadilli: ”Basha është një projekt i shteruar. Është një nga investimet më të mëdha që ka bërë Partia Demokratike. Kujtoj që nga janari i vitit 2005, 16 vite e më shumë është figura më e investuar politike dhe u cilësua si trashëgimtar i zotit Berisha. Iu dha ky besim nga Berisha dhe mbështetës të tjerë në vitin 2013. Iu rikonfirmua edhe pas dështimit të turpshëm për faj të tij në 2017. Nuk mund të vazhdojmë, ky projekt i dështuar duhet të ndalojë. Ai nuk mund ta drejtojë më këtë parti në fitore. Kam shpallur kandidaturën për të qenë një gru përballë një grupi, por një projekt i ri përballë një projekti të dështuar. Qëllimi është të kenë demokratët një projekt të ri për të fituar.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...