E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Bullizohej nga moshatarët dhe mësuesit, e nxjerrin të dhunuar seksualisht

Fiks Fare solli rastin e një fëmije i cili për shkak të bullizimit nga mësuesja dhe nxënësit ka shkuar deri në mëndime për vetëvrasje, ndërkohë Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në raportin e hartuar prej tyre thonë se fëmija ka patur dhunë seksuale dhe se kjo është e dokumentuar, duke mos u marrë kështu fare me problemin e tij në shkollë. Pas ankesës së nënës , zyra pohon se formati ka qrenë i gatshëm: Kemi bërë gabim në printim.

Në emisionin Fiks Fare ankohet Adelina Pjetri nga Fieri e cila ankohet për bullizmin që i është bërë djalit të saj 16 vjeçar nga mësuesit dhe shokët në shkollë. Gjë e cila ka rënduar shumë anën psikologjike të adoleshentit sa e ka çuar deri në veprime ekstreme, t’i bëj keq vetes. Adelina shprehet se djali i saj ka jetuar në Greqi deri në shtator të vitit 2020. Pas kësaj kohe ka ardhur në Shqipëri ku dhe e kanë regjistruar për të vazhduar studimet në një shkollë publike në Fier në klasë të nëntë.

Meqënëse fëmija vinte nga një sistem tjetër shkollor por edhe shoqëror për mos ta patur të vështirë të përshtatjen, nëna ka kërkuar që fëmija të kishte përkujdesje nga shërbimi psiko social i shkollës. Ndërkohë që djali kishte bërë disa mungesa në shkollë një nga mësuesit e kishte vënë para përgjegjësisë duke i thënë se nuk do ta kalote klasën duke bërë mungesa. Por kishte shtuar edhe se 16 vjeçari ishte i regjistruar si i paligjshëm në shkollë.

Nëna tregon se që nga ky moment gjëndja psikologjike e të birit është rënduar shumë deri në mendime për të dëmtuar veten e tij. Ndërkohë që fëmija kishte këtë problem ajo iu drejtua Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve . Por kjo njësi nuk u morë me problemin, me marrëdhënien mesues fëmijë, por me marrëdhënien nënë -djalë ku në fund të një raporti shënojnë se djali është i dhunuar seksualisht. Madje shkojnë edhe më larg kur thonë se për dhunën seksuale kanë prova.

Adelina rrëfen se kjo gjë do të jetë shumë e rëndë për 16 vjeçarin kur ta lexojë këtë raport dhe ka kërkuar që të takojë psikologen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për një shpjegim, se si kishte arritur ajo të dilte në këtë përfundim dhe çfarë provash kanë? Punonjësja hedh poshtë dhunën seksuale tëk 16 vjeçari por i pohon se është bërë një gabim në printimin e raportit. Ajo pohon se formati i raportit ka qenë i gatshëm, ky gabim do rregullohet sipas psikologes dhe dosja do të bëhet nga fillimi.

Për të kuptuar më shumë se çfarë masash janë marrë në shkollën ku 16 vjeçari është bullizuar dhe dhunuar nga stafi i mësuesve dhe nxënësit gazetarët e Fiksit shkojnë për të takuar drejtoreshën e shkollës “Sheq”. Edhe pse e kanë pritur 2 orë drejtoresha kërkon që gazetarët t’i lënë kërkesë me shkrim. Por pas këmbënguljes së tyre drejtoresha thotë që mësuesja ka gabuar që është shprehur ashtu para djalit.

Për këtë është ngritur një komision disipline, por nuk i ka dhënë vërejtje. Gjithashtu drejtoresha thotë se në shkollë është ngritur një komision për të vlerësuar se në çfarë klase duhet të shkojë fëmija dhe se ky komision ka vendosur se fëmija duhet të rregjistrohet në klasë të 9-të. Kur gazetarët e pyesin drejtoreshën se komisioni duhej ngritur në shkollë apo në ZVA, ajo anashkalon pyetjen duke kërkuar serish kërkesë me shkrim. Largohet duke thënë se i vjen keq për gjëndjen psikologjike të djalit. Gazetarët e Fiksit lënë një kërkesë me shkrim në Zyrën Arsimore Vendore mbi procedurat që jane ndjekur për regjistrimin e fëmijës . P

o ashtu shkojnë edhe në bashki në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëv, por nuk eshtë kthyer përgjigje nga asnjë institucion deri më sot. Gazetarët pyesin edhe psikologen private e cila thotë se djali ka shkuar deri në mendime për të dëmtuar veten nga bullizmi në shkollë dhe nga mësuesja që në klasë i ka thënë ti ligjërisht nuk je në këtë shkollë.

Fiksi solli telefonatën e mësueses Alkida Mehmeti me maman e 16 vjeçarit që u bë shkak që gjendjen e tij të degradojë.Ajo tregon se e ka dhunuar 16 vjeçarin dhe se në atë shkollë mësuesit ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve duke i rrahur . Vetë mësuesja shprehet ” kam zënë mend pas rastit të 16 vjeçarit, nuk do ushtroj më dhunë”./ Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...