Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Brexit në kaos, ja çfarë pritet të ndodhë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Brexit në kaos, ja çfarë pritet të ndodhë

Nga Lisa O’Carroll Brexit “The Guardian”

Rrugëtimi i Britanisë së Madhe, përtej një largimi të mundshëm nga BE, do të jetë i ndërlikuar Si dhe plot “gropa” politike. Laburistët duan që Brexit të ri-hidhet për votim në një referendum popullor. Liberal Demokratët duan që ai të ndalet. Ndërsa konservatorët që të zbatohet sa më parë. Dhe të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda 31 dhjetorit 2020, fundi i periudhës së tranzicionit.

Koha për të negociuar një marrëdhënie të ardhshme tregtare me BE-në, tashmë është zvogëluar nga 2 vjet në 11 muaj. Pak ekspertë, besojnë se është e mundur të “realizohet Brexit”. Kjo rrit mundësinë e daljes nga unioni pa asnjë marrëveshje më 31 dhjetor 2020.

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjëja e parë në axhendën e kryeministrit të ri, nëse ai do të jetë laburist; është ri-negocimi i marrëveshjes mbi Brexit. Nëse do jetë sërish Boris Xhonson, ai do të duhet ta realizojë atë deri më 31 janar 2020. Ose të rrezikojë të kërkojë një shtyrje të mëtejshme. Edhe ky afat është një sfidë.

Miratimi i marrëveshjes Brexit, vjen pas miratimit të marrëveshjes mbi koston e tërheqjes nga BE (WAB). Tereza Mejit iu deshën 11 muaj që ta përmbyllte atë. Xhonson thotë se një pjesë e madhe e marrëveshjes së tij, bazohet në fakt tek ajo e zonjës Mej. Ndaj ka gjasa që ajo të miratohet brenda disa javësh. Drejtori i çështjeve legjislative të kryeministrit, Niki da Kosta, është shprehur se WAB mund të kërkojë 37 ditë për t’u miratuar në parlament.

Kush do t’i udhëheqë bisedimet me BE-në?

Kjo do të jetë pika e parë e nxehtë në vitin 2020. A do të merret më to Departamenti për Daljen nga BE (DExEU)? Apo Departamenti për Tregtinë Ndërkombëtare? Apo për to do vendosë Downing Street? Siç veproi kryeministrja Mej dhe më pas Xhonson, për të mbajtur nën një kontroll të ngushtë negociatat?

Unë mendoj se do të ketë një betejë të ashpër. Shumëçka gjithashtu mund të varet nga ajo që do të ndodhë me DExEU, por veçanërisht nga lloji i marrëveshjes që do të preferojë Boris Johnson, nëse do vazhdojë të jetë kryeministër. Ministria e Jashtme, dhe ajo e Financave, do të duan të kenë zërin e tyre në këto bisedime.

Kur nisin dhe mbarojnë bisedimet tregtare me BE-në dhe të tjerët?

Bisedimet nuk mund të fillojnë ligjërisht, deri kur të miratohet marrëveshja e tërheqjes. Mazhoranca konservatore, supozon se data më e hershme është 1 shkurti 2020. Pasi të ratifikohet marrëveshja e tërheqjes nga BE, Mbretëria e Bashkuar mund të çelë bisedimet me Brukselin dhe vendet e tjera. Sidoqoftë, ajo nuk mund të zbatojë dot një marrëveshje me një vend jo të BE-së, deri kur Britania të ketë dalë nga blloku.

Cilat janë alternativat?

Dalja pa një marrëveshje më 31 dhjetor 2020, dhe zbatim i rregullores së Organizatës Botërore të Tregtisë, me tarifa mbi mallrat që hyjnë në Britani. Euroseptikët e favorizojnë këtë skenar. Pra të bisedohet për një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke ndjekur mënyrën e të menduarit të zonjës Mej dhe Filip Hemond, dhe të vendoset një marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe e ngushtë me BE-në. Dhe kjo do të përfshijë thuajse me siguri, një zgjatje deri në 2 vite të periudhës së tranzicionit.

Cili është mandati i Britanisë në këto negociata?

Bisedimet tregtare, kërkojnë që të dy palët të hartojnë listat e dëshirave, por ato duhet të kenë edhe vijat e tyre të kuqe. SHBA-ja ka publikuar tashmë objektivat e saj, për të negociuar një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, pas konsultimit me organet e saj tregtare.

Komisioni i ri Evropian, do të marrë mandatin pas samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së në muajin dhjetor. Ndërkohë Londra, nuk është dakordësuar ende mbi mandatin që ka në këto negociata.

Cilat janë opsionet që ka në dispozicion qeveria e re?

Faza tjetër e Brexit, karakterizohet nga bisedimet mbi tregtinë. Në fakt nuk është kështu. Bëhet fjalë për të gjitha marrëdhëniet që përfshijnë marrëveshjet politike, kulturore dhe të sigurisë. Një mundësi, është që qeveria e re të negociojë 3 marrëveshje paralele që mbulojnë tregtinë dhe të dhënat, si dhe çështje shoqërore siç janë shkenca, arsimi dhe zhvillimi ndërkombëtar.

Marrëveshja “më e lehtë”, do të ishte ajo për mallrat sipas nenit 207 të traktatit të BE-së për marrëveshjen e tregtisë së lire. Ajo do të mbulonte një marrëveshje tarifore vetëm për mallrat.

Nëse laburistët marrin pushtetin, ata do të kërkojnë një përafrim më të madh me BE. Më pas, do ta hedhin marrëveshjen në një referendum popullor, duke u kërkuar votuesve të zgjedhin midis marrëveshjes së tyre, dhe qëndrimit në BE. Kjo garanton një zgjatje të periudhës së tranzicionit, pasi ri-negocimi dhe planifikimi i referendumit do të zgjaste plot 6 muaj./ TIRANA TODAY

Tags: Brexitçfarë pritetkaosMarrëveshjandodhë

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
Venecia i vë vulën: Duhet bazë ligjore për të shtyrë zgjedhjet

FOTO/ Meta përshëndet shqiptarët nga Kalabria

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Rrugën e Kombit/Dëshmitari: Rrezik i madh

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Rrugën e Kombit/Dëshmitari: Rrezik i madh

Dëshmia rrënqethëse e At Jak Gardinit/ 10 vjet burg si ‘agjent i Vatikanit’

Dëshmia rrënqethëse e At Jak Gardinit/ 10 vjet burg si 'agjent i Vatikanit’







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com