Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Brexit/ Çfarë ndryshon ose nuk ndryshon për britanikët dhe evropianët e tjerë

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Brexit/ Çfarë ndryshon ose nuk ndryshon për britanikët dhe evropianët e tjerë

Tashmë që Britania e Madhe është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, ajo ka hyrë menjëherë në një periudhë 11-mujore tranzicioni. Gjatë kësaj kohe, ajo do të vazhdojë t’ju bindet rregullave të BE-së, dhe të derdhë para në arkën e përbashkët të unionit. Shumica e gjërave do të qëndrojnë të njëjta. Por do të ketë edhe disa ndryshime, dhe ja cilat do të jenë ato:

Deputetët britanikë do humbin vendet e tyre në Parlamentin Evropian

Partia Brexit fitoi më shumë vende në zgjedhjet evropiane të majit 2019. Figura të njohura si Najxhëll Fariexh dhe Ana Uaidkomb, janë në mesin e 73 eurodeputetëve britanikë, që kanë humbur automatikisht vendet e tyre në Parlamentin Evropian.

Kjo pasi Londra ka lënë tanimë të gjitha institucionet politike të BE-së. Gjithsesi, përveç rregullave të BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit mbi mosmarrëveshjet e ndryshme ligjore.

Për zyrtarët britanikë s’ka më samite të BE-së

Kryeministri britanik Boris Xhonson do të duhet të jetë i ftuar special, në rast se dëshiron t’u bashkohet liderëve të tjerë në samitet e Këshillit të BE-së në të ardhmen. As ministrat britanikë, nuk mund të marrin më pjesë në takimet e rregullta të BE-së.

Do të dëgjohet të flitet shumë mbi tregtinë

Tani Britania e Madhe do të jetë në gjendje të nisë bisedimet me vendet në mbarë botën, për vendosjen e rregullave të reja mbi tregtinë. Përkrahësit e Brexit, thonë se liria për të vendosur vetë mbi politikën tregtare, do të rrisë ndjeshëm ekonominë britanike. Prioritet kryesor do të jetë arritja e një marrëveshje tregtare Britani-BE, me të cilën ka dhe vëllimin më të madh tregtar.

Pasaportat britanike do të ndryshojnë ngjyrë

Londra do të rrikthejë pasaportat e saj ngjyrë blu, më shumë se 30 vjet pasi ato u zëvendësuan në modelin aktual në ngjyrë kuqerremtë. Pasaportat e reja, do nisin të lëshohen nga mesi i këtij viti. Por pasaportat ekzistuese, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Monedha Brexit

Mbi 3 milionë monedha 50 peni me shënimin Brexit, hynë në qarkullim që në datën 31 janar 2020. Monedha u prit me reagime të ndryshme, disa e mbështetën, të tjerë e refuzuan atë.

Mbyllet Departamenti Brexit në qeverinë britanike

Ekipi që u morr me negociatat me BE-në, është shpërbërë. Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian, u krijua nga ish-kryeministrja Tereza Mej në vitin 2016. Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociues britanik do të vendoset në 10 Downing Street.

Gjermania nuk do të ekstradojë qytetarët e saj në Britani

Kushtetuta gjermane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj jashtë vendit, përveç rastit kur bëhet fjalë për një vend tjetër të BE-së. Mbetet e paqartë, nëse të njëjtat kufizime do të zbatohen edhe në vendet e tjera anëtare të unionit. Komisioni Evropian ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.

Po çfarë do të mbetet njëlloj, të paktën deri më 31 dhjetor 2020:

Udhëtimet pa viza

Udhëtimet e qytetarëve britanikë dhe të vendeve të tjera me avion, anije dhe trena, do të funksionojnë si zakonisht. Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit britanikë do të lejohen të rreshtohen në zonat e rezervuara vetëm për vendet e BE-së.

Patentat e makinave

Për sa kohë që janë të vlefshme, ato do të vazhdojnë të pranohen pa problem nga autoritetet Brukseli dhe Londra.

Karta Evropiane e Sigurimeve Shëndetësore (EHIC)

Ajo i siguron shtetasve britanikë trajtim mjekësor të siguruar nga shteti, në rastin e sëmundjejeve ose aksidenteve. Ato mund të përdoren në çdo vend të BE (por edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn). Dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme gjatë periudhës së tranzicionit.

Të jetuarit dhe punuarit në BE

Liria e lëvizjes, do të jetë e garantuar edhe gjatë periudhës tranzitore. Ndaj britanikët do të jenë ende në gjendje të jetojnë dhe punojnë në BE. E njëjta gjë vlen për shtetasit e vendeve të BE-së, që duan të jetojnë dhe të punojnë në Britani.

Pensionet

Britanikët që jetojnë në BE, do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre.

Kontributet buxhetore

Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë periudhës kalimtare.

Tregtia

Gjatë kësaj kohe, tregtia Britani-BE do vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë apo kontrolle në dogana.

TIRANA TODAY

 

Tags: beBrexitbritani

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Next Post
Kamera e fshehtë/ “Do ti pres këmbët”, Romeo Veshaj kërcënon haptazi gazetarin

Kamera e fshehtë/ “Do ti pres këmbët”, Romeo Veshaj kërcënon haptazi gazetarin

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës

Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com