Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga brenda spitalit të dytë që u ndërtua në Wuhan, në një kohë rekord.

Ndërtimi i spitalit ka përfunduar ditën e sotme, ndërsa duke nisur që nga e hëna do të fillojnë që të akomodohen pacientët e prekur nga koronavirusi.

Inxhinierë thuajse nga e gjithë Kina u dërguan në Wuhan për të bërë të mundur ndërtimin sa më parë të spitalit, i cili do të jetë nën kontrollin e ushtrisë kineze.

Bëhet me dije se pjesa më e madhe e stafit janë të njëjtë me ata që kuruan pacientët e prekur nga SARS-i, 13 vite më parë.

Ky është spitali i dytë në Kinë që është ndërtuar posaçërisht për pacientët e prekur nga koronavirusi vdekjeprurës. Në këtë spital do të shtrohen plot 1,000 pacientë.














