Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bregu: Negociatat e anëtarësimit duhet të ishin hapur kohë më parë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bregu: Negociatat e anëtarësimit duhet të ishin hapur kohë më parë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çelja në tetor e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një vendim i vonuar. Bregu ka deklaruar se një vendim pozitiv nuk do të thotë se vendet anëtare nuk do të kenë mekanizma bllokues të procesit të negociatave, nëse këto dy vende nuk i plotësojnë detyrimet.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës Bregu flet dhe mbi stepjen që ka krijuar tek disa vende të rajonit Reforma në Drejtësi në Shqipëri si dhe rreth vendimit të Gjykatës në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu në një sondazh të fundit të publikuar nga institucioni juaj që njihet si Barometri i Ballkanit, rezulton se ka një shqetësim të përgjithshëm tek qytetarët që lidhet me korrupsionin, papunësinë apo dhe largimin e njerëzve drejt vendeve të zhvilluara. Çfarë ndihme mund të ofroni ju në këtë drejtim?

Majlinda Bregu: Besoj që edhe pasqyrimi i saktë i realitetit është hapi i parë për të ofruar një lloj ndërgjegjësimi dhe pse jo pastaj për t’u kërkuar qeverive, jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë, atyre që janë partnerë në këtë proces, t’i kushtojnë një vëmendje serioze ndryshimit të situatës në rajon. Siç e përmende me të drejtë qytetarët vlerësojnë se tre janë problemet më madhore, papunësia, çështja e korrupsionit apo mosbesimi që ata kanë në sistemin e drejtësisë, në parlamentet dhe në qeveritë e vendeve të tyre për një pjesë të madhe dhe largimi sidomos i të rinjve nga rajoni, që po bëhet alarmant. Por ka një të vërtetë. Ka një ndërgjegjësim në rritje gjithnjë e më të madh se vetëm nëpërmjet një bashkëjetese të mirë dhe krijimi i mundësive për të bashkëpunuar më fort me njëri-tjetrin, për ta prezantuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në përgjithësi Evropën Juglindore si një treg të përbashkët, janë rrugë dhe mundësi për të thithur më shumë investime. Sigurisht për të vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet vendeve që kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe për t’u dhënë mundësi të rinjve që të qëndrojnë në vendet e tyre.

Objektiv i punës suaj është nxitja e zhvillimit rajonal në të mirë të banorëve të komuniteteve ku ata jetojnë. Potencialisht kjo i shërben një qëllimi më të madh sikurse integrimit evropian të këtyre vende. Në mesin e muajit tetor pritet vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. A mendoni se këto vende janë gati për një vendim pozitiv?

Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike. Nuk ka stanacion, ka më pak vend për retorikë dhe fjalë politike sepse në fund të ditës do duhet që të dëshmosh për të hapur një kapitull dhe deri në momentin që ta mbyllësh duhet të dëshmosh rezultate konkrete.

Le t’i referohemi rastit të Shqipërisë që është përfshirë nga një krizë politike. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë tek vendimi i BE-së?

Momenti që çelen negociatat nuk do të thotë se mund të bëhesh vend anëtar i BE-së. Nuk do të thotë as që vendet anëtare nuk kanë një mekanizëm me të cilin nesër ta bllokojnë procesin e negociatave. Pra në rast se nuk arrin që të plotësosh detyrime nesër njëri nga parlamentet e vendeve anëtare apo qeveria e një vendi anëtar, ka të drejtën që të kërkojë bllokimin e procesit të negociatave në rast se nuk shkon mirë. Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociata dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një kambanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se agjendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi agjendën kombëtare.

Shqipëria po kryen një reformë do të thoja radikale të institucioneve të saj të drejtësisë. Vettingu ka nxjerrë jashtë sistemit një numër të madh gjyqtarësh e prokurorësh, që shoqërua dhe me vakum në këto institucione. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër është ende në hapat fillestare të Reformës në Drejtësi. Megjithatë kjo shuan shqetësimin publik mbi korrupsionin dhe nuk shihet ndonjë prirje për rikthim të besimit të fortë tek drejtësia. Ku qëndron problemi?

E para unë nuk pres dhe nuk besoj se askush ka pritur që Reforma në Drejtësi në Shqipëri, e cila nisi me ndryshimin e kuadrit ligjor, të kishte rezultate për të kthyer besimin tek drejtësia brenda dy viteve. Ajo që mund të them është se tronditja që solli miratimi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe procesi i vetingut, po aq sa dhe vakumi i krijuar në drejtësi, ku nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, ku procesi i vetingut herë pas here po vonon ngritjen e institucioneve për faktin se një pjesë e mirë e gjyqtarëve e prokurorëve nuk po kalojnë dot barrën e provës nëse mund ta quajmë kështu, ka krijuar një lloj stepjeje tek vendet e tjera të rajonit. Pra Reforma në Drejtësi shihet si një nga ato reforma në të cilat duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh në Shqipëri, ku sistemi i drejtësisë pothuajse në një farë mase po boshatisët, disa vende në rajon e kanë të vështirë të pranojnë t’i hyjnë e të jenë pjesë e një ushtrimi të tillë.

Ndërsa flasim mbi këtë çështje po ju pyes rreth një zhvillimi të fundit. A dha drejtësi Gjykata në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri?

E para e kam të pamundur të komentoj për zhvillimet e brendshme për vendet që bien brenda mandatit të institucionit që drejtoj. E dyta nuk di nëse kjo mund të konsiderohet përgjigje ndaj pyetjes, por di që 72 për qind e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor janë të pakënaqur me mënyrën sesi zbatohet drejtësia në vendet e tyre. Dhe që vendimet e gjykatave apo çështjet e ngritura nga prokuroria deri në vendimin final të mos jenë befasuese si për të pandehurin, si për publikun, si për politikanët ashtu edhe për partnerët, ne kemi absolutisht nevojë për të pasur një sistem drejtësie i cili të funksionojë dhe të jetë tërësisht i pavarur. Nuk do të jetë e lehtë edhe për shumë vite për të mbërritur aty ku duam të jemi. Sikurse nuk do të jetë e lehtë edhe për të trajtuar çështjet që sot janë akumuluar dhe presin në dyert e gjykatave. Por ajo çka unë mund të them sot është që rrugë tjetër nuk ka. Unë nuk di sa kohë do të marrë vendosja e një sistemi drejtësie dhe kthimi në hallka të besueshmërisë, por rrugë tjetër nuk ka.

Tags: anetaresimbregunegociataparë

TË LIDHURA

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve
Aktualitet

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

21:02 | 23/05/2025
PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…
Aktualitet

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

20:32 | 23/05/2025
“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit
Aktualitet

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

19:22 | 23/05/2025
Next Post
Greqia nuk gjen rehat, një tjetër tërmet godet shtetin fqinj

Tjetër tërmet në orët e para të mëngjesit, epiqendra në Fushë-Krujë

Mungesa e ujit/ Shkreli fajëson qytetarët: Shqipëria nuk është Zvicra

Mungesa e ujit/ Shkreli fajëson qytetarët: Shqipëria nuk është Zvicra

Hapja e negociatave/ Ndoka: Ja çfarë mund të bëjë Rama para 18 tetorit

Hapja e negociatave/ Ndoka: Ja çfarë mund të bëjë Rama para 18 tetorit

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve
Aktualitet

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

by mirseda
21:02 | 23/05/2025
0

Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje...

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

21:00 | 23/05/2025
PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

20:32 | 23/05/2025
Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com