Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Bregu: Mbi 5 milion njerëz janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha në Zagreb se demografia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor po ndryshon, pasi në shtatë vitet e fundit nga rajoni janë larguar më shumë se pesë milion qytetarë.

“Këto shifra mund të jenë edhe më të larta duke pasur parasysh që 35 për qind e të rinjve në rajon janë të papunë ndërkaq 62 për qind duan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit”, tha Bregu duke cituar të dhënat nga Barometri Ballkanik për vitin 2019.

Në një takim mbi sfidat dhe përgjegjësitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të organizuar në kuadër të Kongresit vjetor të Partive Popullore Evropiane (EPP),  Bregu theksoi se bashkëpunimi rajonal ka kuptim, vetëm nëse caku përfundimtar është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lidhur tregjet dhe njerëzit, për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin, për të përmirësuar sistemin tonë arsimor për të përmbushur nevojat e tregut të punës, fuqizimin e grave e të tjera”, tha Bregu.

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit po përballen me largimin e popullatës së tyre, kryesisht e të re në moshë, në vendet e Bashkimit Evropian.

Niveli i papunësisë në shumicë e këtyre vendeve është shumë i lartë.

Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane të mbajtur në Zagreb, kryetar është zgjedhur presidenti në shkuarje i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Partia Popullore Evropiane është themeluar më 1976, dhe e quan veten aleancë të qendrës së djathtë, në të cilën përfshihen 84 parti dhe partnerë në 42 shtete, si dhe funksionon mbi parimin e “përkushtimit për një Evropë të fortë të bazuar në modelin federal që shtrihet në parimin e decentralizimit”.

EPP është grupacioni më i madh politik në Parlamentin Evropian. /REL

Tags: Ballkani PerëndimorMajlinda Bregunjerëzvendet

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

LSI, nyja kyçe për PD-në

Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet për betimet në Kirgistan e Gjeorgji

I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com