Zv-kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin që tronditi Shqipërinë ditën e shtunë. I ftuar në emisionin “Open”, Braçe tha se në atë moment ishte në shtëpi me të bijën, dhe po shikonte ndeshjen. Ai nuk nguroi të pranonte se ishte frikësuar, e ndërsa vajza kishte qëndruar poshtë derës.
“U frikësova normalisht. Po shikoja ndeshjen dhe u tremba. Reagimi i parë ishte ndaj punëtorit përballë. I thashë mbahu. Pastaj ishte me vajzën time, sepse me atë isha në shtëpi. Ajo kishte lexuar në internet dhe qëndroi poshtë derës.
Sapo mora veten, mora drejtorin e Emergjencave Civile në telefon, më pas mora ministrin e Brendshëm”, tha më tej ai.