Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Bota e pa se çfarë egërsirash ishin”, rrëfehet Lenjani: Ishim gati të vdisnim për flamurin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Ermir Lenjani është një prej futbollistëve më në formë që ka Shqipëria aktualisht, teksa me Sionin ka arritur të shënojë dhe dhurojë asist në mënyrë të rregullt. De Biazi e mbante gjithmonë si një “AS” nën mëngë, aq sa për shumë tifozë nisi emërtimi: “Di Maria shqiptar”.

Jo më kot, pasi shpeshherë Lenjanin arrinte të bënte diferencën në fushën e lojës, për të qenë vendimtar me fanellën e Kombëtares. Më pak hapësira me Panuçin, por më shumë pritet në të ardhmen, pasi futbollisti i ekipit zviceran premton ende shumë.

Në një intervistë të veçantë për “Shqiperia.ch”, Ermir Lenjani ka bërë një rrëfim ndryshe, duke folur për gjithçka dhe për tema që pak herë na bie rasti t’i dëgjojmë: Ku e shohim Lenjanin më së shumti në një ditë normale në Zvicër? Në Winterthur, me familjen time gjendem që më rri gjithmonë pranë.

Nëse karriera jote do të përmblidhej në një film, cili do të ishte ai? Rocky Balboa!

Momenti më i vështirë në karrierë, cila të vjen ndërmend menjëherë? Kur isha me Rennes. Nuk luaja dhe grumbullohesha, sepse kështu donin tifozët. Arsyeja? Kisha luajtur me Nantes. Ditë të vështira dhe falënderoj Zotin për durimin që më dha.

Kur të ka peshuar më shumë fanella e Kombëtares? Peshon gjithmonë! Ndoshta në debutim më tepër, sepse e ëndërroja që i vogël!

Ndeshja në Beograd. Tifozët pushtuan fushën, mendimi i parë që të erdhi ndërmend? E dinim se ku do shkonim dhe çfarë njerëzish ishin ata. Ishim në gjendje edhe të vdisnim për të mbrojtur flamurin dhe nderin e shqiptarëve. Gjithsesi, bota e pa se çfarë egërsirash ishin.

I pari lojtar që kalonte nga Renesi te Nantesi. Pate kërcënime me jetë gjatë kësaj kohe? Tifozët nuk e pritën mirë, por mua më pëlqeu oferta e Nantes. Më kërcënuan dhe dëmtuan makinën, por nuk ndieja frikë.

Ushqimi shqiptar më i preferuar? Flija dhe pite!

Loja që kalon më tepër kohë? Më shumë gjendem duke luajtur me FIFA!

Festa e flamurit ka ardhur, por Shqipëria është një nga vendet me më shumë data për festa zyrtare. Më e çuditshmja që kemi? Kemi shumë festa, por ajo e flamurit është më e veçanta. Sa mirë që është kështu, pasi kemi më tepër pushim.

Futbollistët e rinj janë në dilema për përfaqësueset, zgjidhja që i jep? Do të ishte mirë Shqipërinë ose Kosovën, megjithëse i respektoj zgjedhjet e tyre.

Shorti në dhjetor, Kombëtarja që do të donit më shumë të luanim kundër tyre? Do të doja të luaja ndaj Gjermanisë!

Panuçi apo De Biazi? Me De Biazin kam kaluar shumë kohë dhe kemi arritur suksesin historik. De Biasi më ka besuar shumë, më ka vendosur gjithmonë në fushë dhe natyrisht që ia kam shpërblyer me gol e asistime. Kam luajtur me të, si në fazën ofensive ashtu edhe në defensive. Do ta zgjidhja De Biasin.

Mbrojtës, mesfushor dhe sulmues te Sioni. E ke provuar ndonjëherë edhe rolin e portierit? Eh, shpresoj të mos shkoj deri këtu. I kam bërë të gjitha, por më mirë si mbrojtës i majtë.

Tags: botaçfarëflamuringatiIshimishinLenjaniRrëfehet

TË LIDHURA

Sport

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026
Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

15:18 | 05/06/2026
Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Next Post

Konflikti në Ukrainë, Trump i thotë jo takimit me Putin

Rita shkëlqen në tapetin e kuq, por fustani i çarë tregon më shumë seç duhet

VIDEO/ Shqiptarët patriotë në Nëntor, "tradhtarë" gjatë vitit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

by mirseda
21:34 | 05/06/2026
0

Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori...

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com