Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen në tapetin e kuq të “Cartier’s Precious Cargo Party”, në Sydney.
Ajo u shfaq me një veshje ekstravagante, ngjyrë nudë që e nxirrte atë më së miri. Megjithatë, fustani i carë në pjesë të ndryshme ka treguar më shumë seç duhet, teksa ka fryrë erë.
Kështu, teksa ecte, Rita ka treguar të pasmet e saj. Ajo ndodhet në Australi për të promovuar albumin e saj të dytë të titulluar “Phoenix”, të cilin e lansoi para një jave.