Ronaldinho, i cili u bë një nga më të mirët në botë dhe fitoi gjithçka me Barcelonën po kalon një moment të vështirë në jetën e tij, pasi është i mbytur i gjithi në borxhe.
Sipas mediave braziliane, gjoba llogaritet 2.2 milionë euro, për shkak të abuzimeve me ndërtimet, disa vjet më parë, me “Reno Construcões e Incorporacões”, në pronësi të tij e vëllait Roberto de Assis Moreira. Përveç kësaj gjobë, ka disa të tjera me një vlerë totale prej 1.8 milionë.
Ish-kampioni i Barcelonës e Brazilit nuk e ka shlyer detyrimin e për këtë motiv i është hequr pasaporta, me qëllim për të mos u larguar nga Brazili.
Sipas avokatit të Ronaldinho, ish-lojtari disa muaj më parë ka arritur një akord për të paguar gjobën me këste: në realitet, borxhi prej gati 2 milionë euro është krejtësisht për t’u shlyer e, për këtë shkak, i janë bllokuar 57 pronat e blera ndër vite.