Mbledhja e KQZ-së për të cilën ishte parashikuar të mblidhej ditën e sotme, pas kërkesës së aleatëve të PD-së për propozimin e 13 tetorit si datë për zgjedhjet, nuk u realizua.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte i pranishëm në këtë seancë, por i vetëm, pasi përfaqësuesit socialistë kishin braktisur këtë mbledhje.
Në një prononcim për mediat, Zguri u shpreh se mbledhja nuk mund të hapet, për shkak se mungon kuorumi, ndërsa shtoi se është shtyrë me një afat të papërcaktuar.
Pas këtij njoftimi, përfaqësuesi ligjor i LSI, Muharrem Caka nënvizoi se dështimi i mbledhjes së sotme ishte i qëllimshëm.