Borrell: Listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të pastra

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe Komisionierin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ghjatb fjalës së tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Borell u bëri një apel për udhëheqësit politikë dhe partitë në Shqipëri, për të vendosur në listat e kandidatëve për deputetë njerëz me integritet.

Sipas tij, kjo është një ngta parimet për integrimin në Bashkimin Europian.

Joseph Borell: “Jam vërtetë shumë i kënaqur që i urova mirëseardhjen kryeministrit Rama në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit që sapo ka përfunduar. Së pari Shqipëria është një partner kyç për BE. Është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një model, shembull për rajonin. Shqipëria në mënyrë konsistente është 100% në përputhshmëri të plotë me politikën e BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Ju jeni një shembull në Ballkan dhe nuk mund ta themi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. BE është partneri më i fortë i Shqipërisë dhe do vazhdojmë t’iu qëndrojmë në krahë në rrugëtimin drejt BE. Do vazhdojmë t’ju japim mbështetje.

Për zgjedhjet e 25 prillit theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa iu përket zgjedhjeve ne kemi dhe një mesazh për të gjitha udhëheqësit politikë dhe gjitha palët. Objektivi i integrimit duhet të jetë për të gjithë. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas miratimit të kuadrit negociues dhe në përputhje me kushtet që janë”.