Varhelyi: Do të ketë një shpërndarje të vaksinave nga AstraZeneca në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria u la në harresë nga BE-së sa i përket vaksinave anti-covid.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare dhe Ministrin e Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell, Varhelyi u shpreh se do të ketë një shpërndarje të vaksinave nga Astrazeneca në Shqipëri.

Ndër të tjera, Varhelyui u shpreh se Shqipëria i ka kryer detyrat për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Oliver Varhelyi: ”Sfidat janë më të jashtëzakonshme në Shqipëria. Po jep rezultate dhe po mban premtimet që ka bërë dhe po përmbush kriteret. Ta përcojmë këtë mesazh, për reformën e ligjit, ishin cështjet kyce. Procesi i vetingut i cili po ecën fuqishëm. Ceshtja tjetër që kemi diskutuar ka qën kriza e pandemisë. Ne u mobiolizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje dhe Shqipërisë.

Kemi mobilizuar dhe një program, i cili është i rëndësishëm, unë mendoj se është kontributi ynë i rimëkëmbjes së Shqipërisë. Ky është një mesazh i fortë që duhet ta kuptojnë të gjtihë. Disa kanë probleme për të siguruar vaksinën. Ne nuk i kemi harruar Ballkanin, nuk po harrojmë, po punojmë dhe me Covax dhe me iniciativa të tjera. Do të ketë një shpërndarje nga Astrazenica në Shqipëri.”