Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Boris Johnson: Shtyrja e Brexit dëmton besimin publik

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Boris Johnson: Shtyrja e Brexit dëmton besimin publik

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar të premten se secili tentim nga ligjvënësit për të bllokuar apo shtyrë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian përtej 31 tetorit, mund të shkaktojë “dëm afatgjatë” sa i përket besimit publik në politikë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Johnson ka thënë se britanikët kanë vendosur të largohen nga BE-ja në referendumin e 2016-ës dhe deputetët kanë premtuar disa herë se do ta realizojnë këtë vendim. “Nëse e bllokojmë Britaninë nga të larguarit më 31 tetor, nëse një gjë të tillë do ta bëjnë parlamentarët, kjo do të shkaktojë dëm në besimin publik të njerëzve sa i përket politikës”, ka thënë ai për televizionin Sky.

“Do të shkaktojë dëm katastrofik në partitë e mëdha në këtë shtet. Kjo gjeneratë politike nuk do të falet për dështim të realizimit të atij premtimi”.

Ligjvënësit opozitarë dhe disa deputetë nga Partia Konservatore e Johnsonit kanë thënë se do të parandalojnë një Brexit pa marrëveshje, situatë e cila mund të rezultojë me mungesë të rezervave të ushqimit dhe ilaçeve. Mirëpo Johnson ka thënë se përgatitjet për Brexit pa marrëveshje do t’i lejonin qeverisë që të hartojë dokument të ri me Brukselin.

“Frikësohem se sa më shumë që miqtë dhe partnerët tanë mendojnë se Brexiti mund të bllokohet, aq më pak kanë mundësi të na ofrojnë marrëveshjen që na duhet”, ka thënë ai. Johnson ka njoftuar të mërkurën për pezullim të punës së parlamentit, vetëm disa javë para se të finalizohet procesi i Brexit-it.

Ky veprim i tij është interpretuar si tentim për të kufizuar veprimet e kundërshtarëve. Mbretëresha Elizabeta II, sipas këshillës së kryeministrit, ka vendosur për pezullim të punës së parlamentit nga mesi i shtatorit.

Ky vendim ka nxitur kundërshtime të mëdha si në mesin e politikanëve britanikë, ashtu edhe në mesin e atyre që kundërshtojnë largimin e Britanisë nga blloku evropian pa marrëveshje.

Andaj vendimi i kryeministrit britanik është duke u sfiduar në disa shkallë ligjore. Një gjykatë skoceze ka kundërshtuar një kërkesë për të bllokuar përkohësisht vendimin për pezullim të punës së parlamentit, mirëpo do të mbajë një seancë të plotë dëgjimore të martën.

Ish-kryeministri britanik, John Major, një kundërshtar i ashpër i anëtarësimit në BE dhe Jo Swinson, lider i Liberal-Demokratëve do të jenë pjesë e një rasti tjetër në gjykatë në Londër, ditën e martë. /REL

Tags: beboris johnsonBrexitbritaniamarreveshje

TË LIDHURA

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë
Bota

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin
Bota

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së
Bota

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

19:59 | 19/11/2025
Next Post
Atentati në Vlorë, kush është mësuesi i edukimit fizik i dënuar më parë për vrasje

Atentati në Vlorë, kush është mësuesi i edukimit fizik i dënuar më parë për vrasje

U deh dhe u tregoi sekrete gazetarëve, jep dorëheqjen asistentja e Trump

U deh dhe u tregoi sekrete gazetarëve, jep dorëheqjen asistentja e Trump

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj lajmëron koalicionin e rëndësishëm

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj lajmëron koalicionin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com