Moderatori Blendi Fevziu është tepër aktiv në rrjetet sociale, ndërsa zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij foto nga jeta e tij profesionale, por edhe private.
Së fundmi, Fevziu ka postuar një fotografi të veçantë familjare në “Instagram”-in e tij, në të cilën shfaqet përkrah babait dhe vajzës së vogël, Alis, ku shprehet ndër të tjera se kanë pozuar në shtëpinë e tyre të vjetër.
“Alis. Me gjyshin tek shtëpia e vjetër”, shkruan moderatori krahas fotos.
Fevizu, në ndryshim nga personazhet e tjerë të famshëm, nuk është aq i kufizuar në publikimin e atyre fotove, ku prezentë janë dhe vajzat e tij.