Teatri Kombëtarë një nga çështjet më të nxehta që ka ndarë qeverinë me qytetarët që prej muajsh tashmë protestojnë. Ata kërkojnë mos prishjen e godinës, vendim i cili sipas mazhorancës është i pandryshueshëm. Ndaj, edhe këtë të enjte paradite, ka nisur boshatisja e godinës. Me urdhër të Ministrisë së Kulturës.
Sipas urdhrit është kërkuar që të bëhet heqja e materialeve dhe orendive të mbetura në TK. Për të realizuar këtë gjë është punësuar dhe një grup punëtorësh, që po bëjnë lëvizjen e objekteve.
Por, artistët dhe qytetarët që e mbështesin këtë kauzë janë të vendosur të mos lejojnë shembjen. Teksa ky urdhër ishte i pa lajmëruar më parë dhe i papritur, ende pritet të shihet se cili do të jetë reagimi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.