Politikani i burgosur i opozitës bjelloruse Maxim Znak, deklaroi se do të nisë një grevë urie në burg të premten.
Znak është një anëtar i këshillit dhe një udhëheqës i shquar i protestave që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që opozita thotë se ishin manipuluar.
Situata në vend është përkeqësuar, ndërsa drejtuesja opozitare Sviatlana Tsikhanouskaya kërkoi të premten një mision ndërkombëtar.
Aktivistë në Bjellorusi thanë se më shumë se 10 000 njerëz janë arrestuar “në mënyrë abuzive”, me më shumë se 500 raporte të torturave dhe mijëra “të rrahur egërsisht”, që kur Presidenti Alexander Lukashenko mbajti pushtetin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale më 9 gusht.