E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Edi Rama kërkon t’i lutemi që të na lërë siç ishim

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Nga Astrit Patozi

Kur Lulzim Basha nguli këmbë dhe pastaj e arriti marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, u duk si fundi i botës, ndonëse për mua nuk ishte e papritur. Sepse ishte jashtë çdo logjike politike, që opozita, e cila nuk kishte lënë gjë pa thënë dhe pa bërë kundër qeverisë në 7 vite rresht, të binte dakord me këtë të fundit për t’i lënë gjërat ashtu siç kishin qenë.

Por kur sheh këtë propozimin e fundit të Edi Ramës për Kodin Zgjedhor thua me plot gojën të keqen e Lulzim Bashës.

Nëse drafti, që është paraqitur sot nga Damian Gjiknuri, nuk është një provokim për të testuar reagimin e publikut dhe të aktorëve politikë, por do të miratohet i pandryshuar nga parlamenti, i bie që Shqipëria të bjerë nën nivelin e vitit 2008, kur u bënë ndryshimet e famshme kushtetuese, që çimentuan kryetarokracinë si regjim autoratik, të cilin po përpiqemi ta ndryshojmë.

Sepse jo vetëm që listat nuk do të preken, duke mbetur 100 përqind të mbyllura si më parë, por çdo forcë e re politike apo parti e vogël tradicionale, që ka ndërmend të konkurrojë në zgjedhje, duhet të llogarisë të futet me rreth 50 mijë vota paradhënie, vetëm për t’u konsideruar si pretendente për të fituar ndonjë mandat. Të cilin mund të mos e arrijë dot, edhe po ndodhi që të kalojë me sukses dy postoblloqet e para. Dhe kjo shkon përtej çdo imagjinate.

Që është antikushtetuese nuk ka asnjë dyshim, sepse i hedh në kosh të plehrave ndyshimet e shumëdiskutuara të 30 korrikut. Por ky nuk mund të jetë ngushëllim, sepse në një vend ku shkelja e Kushtetutës është kthyer në zakon politik nga të trija partitë kryesore, asgjë nuk bën më përshtypje.

Lexo edhe :   Kryemadhi nga Vora: Rama shkatërroi Shqipërinë, nuk mund të na marrë zvarrë
Lexo edhe :   Aksidenti i Ahmetajt/Rama: S’merrem me survejime në vrimën e çelësit

Ndaj edhe nuk mund të shpresohet se do të ketë skrupuj politikë dhe juridikë që ta zmbrapsin këtë nismë djallëzore, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, që vlen njësoj si për Ilir Metën, ashtu edhe për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

I vetmi skenar optimist është që Edi Rama të tërhiqet e të mos e çojë deri në fund këtë palaçollëk dhe ndyrësi, që praktikisht vendos që në Shqipëri lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm dy parti dhe ato dihet kush janë. Ne nuk e dimë se çfarë mendon për këtë çështje dhe nëse do ta pranojë apo jo Lulzim Basha, i cili mund të jetë ndoshta edhe më i avantazhuar se Edi Rama që drafti të kalojë në parlament. Por ai ta harrojë se dikush prej nesh do t’i lutet që të na lërë ashtu siç ishim, duke menduar se mund të bëhet edhe më keq, duke lexuar tekstin e poshtër dhe antikushtetues të Damian Gjiknurit.

Nëse e ka ndërmend ta çojë deri në fund këtë pisllëk, pushka top iu bëftë! Tek e fundit, në kushtet e arbitraritetit ekstrem deviza “dy duart për një kokë janë” vlen për të gjithë njësoj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Falsifikim masiv i testeve të Covid-19, Berisha publikon denoncimin e qytetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social, Facebook denoncimin e një qytetari i cili thotë se në Shkodër po falsifikohen masivisht testet për...

U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD. Shehu thotë se vendimin për të...

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...