Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Biznesi nuk e përdor garancinë e parë sovrane, tërheq 55% të fondit të vënë në dispozicion

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Biznesi nuk e përdor garancinë e parë sovrane, tërheq 55% të fondit të vënë në dispozicion

Garancia e parë sovrane, e cila vuri në dispozicion të bizneseve një shumë prej 11 miliardë lekësh, që ata mund ta merrnin hua në banka të cilët do të garantonte shteti, deri tani është përdorur në 55% të fondit të parashikuar.

Ministrja e Financave Anila Denaj bëri të ditur në faqen e saj në Facebook se deri tani e kanë përfituar 491 biznese, për një vlerë prej 6.1 miliardë lekësh.

Ndërkohë, që kanë qenë 734 aplikime për një vlerë prej 7.9 miliardë lekësh. Ministrja kujtoi sipërmarrjet që afati për të aplikuar është shtyrë deri në 20 qershor.

Garancia e parë sovrane, që synonte të ndihmonte bizneset me fonde për pagimin e pagave të punonjësve, nuk po tërheq shumë interes edhe pse qeveria e ndryshoi vendimin fillestar dhe mori përsipër pagimin e interesave.

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve, thotë se kredia nuk ka pasur shumë interes, për disa arsye.

Kategoria e parë e kompanive, që kanë një ecuri pak më të mirë, nuk kanë interes për fondin e garancisë, pasi kanë marrëdhënie direkte me bankat dhe këto të fundit, po u ofrojnë lehtësi direkte përmes kredive e overdrafteve me kushte të favorshme.

Kategoria e dytë e bizneseve, që po performojnë keq dhe nuk kanë mundësi likuiditeti, për shkak të ndërprerjes së kontratave apo vonesat në pagesa nga furnitorët dhe që kanë kredi të mëparshme. Ata gjenden para dy sfidave. Së pari, a do t’ia dalin të shlyejnë kredinë e tyre ekzistuese dhe, së dyti, çfarë do të ndodhë me analizën e riskut nga bankat, sepse këto të fundit analizojnë dhe kreditë e mëparshme.

Kategoria e tretë e kompanive, që janë të mbyllura dhe nuk e dinë se kur do të mund të hapen, pasi e ardhmja është e vështirë të parashikohet, nuk e marrin mundimin të rrezikojnë për të marrë hua nga fondi i garancisë.

Një tjetër pasiguri sjell dhe rreziku që shteti të merr aksionet nëse nuk paguan. “Shteti thotë të jap kolateralin, po nëse nuk performon mirë, të marr aksionet”, thotë Shkodra.

Nuk është i qartë procesi se si i merr aksionet, çfarë të drejtash ka, të merr aksionet e shumicës, apo pakicës, si do të vlerësohen asetet, duhet një ushtri administratorësh që të menaxhojë marrjen e kompanisë.

Përveç garancisë së parë sovrane, qeveria ka miratua dhe një garanci të dytë me vlerë 15 miliardë lekë, për të cilët bizneset kanë pohuar se është e shtrenjtë, pasi interesi është deri në 5%, ndërsa qeveria garanton vetëm 60% të shumës./Monitor

Tags: biznesigarancinëperdorsovrane

TË LIDHURA

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Fierit, shkakton shqetësim tek banorët
Aktualitet

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Fierit, shkakton shqetësim tek banorët

11:33 | 03/07/2025
Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve
Politikë

Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve

11:19 | 03/07/2025
Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë
Aktualitet

Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

11:02 | 03/07/2025
Next Post
(VIDEO) Pas shirave, Parku Rinia përmbytet sërish

(VIDEO) Pas shirave, Parku Rinia përmbytet sërish

Koreja e Veriut kërcënon sërish Korenë e Jugut

Koreja e Veriut kërcënon sërish Korenë e Jugut

Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Kosova në pritje të një kryetari Kuvendi, 41 tentativa të dështuara
Kosovo

Kosova në pritje të një kryetari Kuvendi, 41 tentativa të dështuara

by mirseda
11:43 | 03/07/2025
0

Përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Kryetarit të tij përfundoi me...

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Fierit, shkakton shqetësim tek banorët

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Fierit, shkakton shqetësim tek banorët

11:33 | 03/07/2025
Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve

Elbasan, landfilli në flakë – opozita: Kuvendi përgjegjës për kontratat e inceneratorëve

11:19 | 03/07/2025
Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

Durrës: Grabitje me armë ndaj të riu, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

11:02 | 03/07/2025
Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

10:57 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com