E shtunë, 4 Korrik, 2020
35 C
Tirana

Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në artikullin e saj me titull “Të fitosh pikë në Ballkan” thekson, se një takim ballkanik në Shtëpinë e Bardhë, sipas administratës së Trump-it do të duhet të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Trump dhe Grenell vendosën tani të veprojnë pa BE, me sa duket me shpresën e një suksesi në politikën e jashtme gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan.”

BE nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët për Kosovën, shkruan gazeta gjermane.

“Por në tërësi BE nuk ia ka dalë kurrë të zhvillojë një politikë të njësuar për Kosovën. Pesë vende anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia -nuk e njohin Kosovën.”

Prandaj si në Prishtinë edhe në Beograd ndërkohë po i besohet më shumë SHBA-së, nënvizon Süddeutsche Zeitung.

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha, se administrata e Trumpit është më mirë për Serbinë, se një qeveri amerikane nën lidershipin demokrat. (…) por në një kohë që presidenti Thaçi shpreson në njohjen e Kosovës nga Serbia, presidenti serb Vuçiç e përjashtoi këtë të martën qartësisht.”

SHBA i anashkalon europianët

Edhe gazeta austriake “Die Presse” i kushton vëmendje njoftimit të të ngarkuarit amerikan për Kosovën e Serbinë, Richard Grenell për takimin në Uashington. Nën titullin “Europianët lejojnë që t’u zerë vendin SHBA” gazeta austriake shkruan të mërkurën, se “problemi për BE është: SHBA edhe këtu planifikojnë të veprojnë vetëm. Europianët rrezikojnë të anashkalohen në gjetjen e një zgjidhjeje. (…)BE nga ana e saj ka qenë gjithmonë krenare për të ashtuquajturën pushtet i butë. Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha vendeve europianojuglindore. Perspektiva për këtë ka qenë një kohë të gjatë motori për reforma dhe vetëpërmbajtje në krizat lokale.(…)Por ndërkohë yjet e BE-së nuk po shkëlqejnë si më parë. Maqedonia e Veriut megjithë ndryshimin e emrit u mbajt varur kur erdhi fjala për hapjen e negociatave, gjë që nuk e forcoi besimin tek BE. Në Kosovë ka zemërim, se qytetarët ende nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në BE. Në të njëjtën kohë aktorë si Kina dhe Rusia kanë zgjeruar influencën e tyre në Ballkan. Dhe zotëria në Shtëpinë e Bardhë gjithnjë e më pak e vret mendjen për sensibilitetet e partnerëve europianë. Pavarësisht, se çfarë do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington: Pasojat i ka Europa. Ka ardhur koha që shtetet e BE-së të angazhohen më shumë.”

Lexo edhe :   PD thirrje Ruçit: Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor në seancën radhës
Lexo edhe :   Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së

Nuk ka një zgjidhje të shpejtë për probleme të komplikuara

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, NZZ është e mendimit, se presidenti Trump po e le jashtë BE në negociatat për Kosovën. Richard Grenell habiti të hënën në mbrëmje me pohimin, se do të ketë një takim të dy vendeve më 27 qershor në Uashington, nënvizon NZZ. “Prej një kohe të gjatë është e bërë e dukshme që qeveria nën presidentin Trump kërkon të arrijë suksese me çdo çmim në marrëdhënien e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë.”

Bashkimi Europian ende nuk e ka komentuar zyrtarisht iniciativën e Richard Grenell, nënvizon gazeta zvicerane, duke shtuar se “që Grenell pak orë para mbërritjes së Lajçakut publikon bisedime në SHBA është një shkelm i fortë në kërci të europianëve, pavarësisht, se nëUashington fillimisht do të flitet vetëm për çështje ekonomike.”

Po sipas “Neue Zürcher Zeitung” ky njoftim “bën para së gjithash të qartë, se sa larg një strategjie të njësuar janë aktualisht BE dhe SHBA që për dekada me radhë ndiqnin të njëjtat synime të rajon.” BE është vetë përgjegjëse për humbjen e influencës së saj në Ballkan, thekson gazeta. “Por sipas vëzhguesve edhe perspektivat afatgjata të iniciativës amerikane janë të zymta (…) Faza më e re e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës zgjat që prej dy dekadash. Një ‘quick fix’- zgjidhje të shpejtë sipas dëshirës së presidentit amerikan nuk ka për problemet e komplikuara të rajonit.” /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia në Brazil/ Presidenti: Herët a vonë të gjithë do infektohemi

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro deklaroi së fundmi se herët a vonë të gjithë do infektohen me koronavirus. “Më vjen keq për ata që kanë...

Rusia: Nuk jemi në bisedime me SHBA për pjesëmarrje në G7

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të shtunën se Moska nuk është në bisedime me Uashingtonin për rolin e saj të mundshëm në...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Elez Biberaj, dokumentet që Sigurimi mblidhte për të

Nga Kastriot Dervishi Për personat e spikatur dhe me cilësi si kundërshtarë të regjimit komunist, organi i zbulimit politik hapte dosje përpunimi ose fashikull verifikimi....

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...