Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

BIRN: 23 organizata e kundërshtuan, miratohet ligji special “kundër krimit”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
BIRN: 23 organizata e kundërshtuan, miratohet ligji special “kundër krimit”

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten një ligj special të propozuar nga qeveria që parashikon fuqi të shtuara për policinë me synimin e “luftës kundër krimit të organizuar”, pavarësisht se ky legjislacion shqetësoi grupimet e të drejtave të njeriut, të cilat e cilësuan atë si një cenim të themeleve të një vendi demokratik, i tillë që dobëson pavarësinë e prokurorisë dhe parashikon masa dukshëm antikushtetuese kundër personave të dyshuar. Akti Normativ u miratua me 89 vota pro.

Në parlament, kryeministri Edi Rama tentoi të mbrojë propozimin e vet duke i sharë kritikët e ligjit si mbrojtës të kriminelëve ndërsa u rrek të poziciononte veten si një luftëtar i pakompromis kundër krimit. Ai argumentoi se kritikët po injoronin vuajtjet e viktimave të krimit, të tillë si viktimat e trafikut të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin apo personat që kanë krijuar varësi nga droga.

“Unë nuk jam dhe e them shumë sinqerisht, aspak i befasuar nga e gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur as më shumë e as më pak, elita e krimit të organizuar sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortjeje që e ka tollovitur Shqipërinë,” deklaroi Rama.

“Falë të gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë e kanë bërë horr vendin në sytë e atyre që nuk janë shqiptarë, që shkruajnë, broçkullisin e hedhin helm me kënaqësinë më të madhe kundër vendit tonë,” shtoi ai.

Të mërkurën, një grup prej 23 organizatash nxitën parlamentin të rrëzonte me votë këtë akt normativ. “Ne i bëjmë thirrje parlamentit ta rrëzojë atë,” shkruhet në deklaratën e organizatave.

Sipas tyre, “Akti Normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor, dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë dhe mund të dëmtojë luftën kundër krimit të organizuar, për shkak se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Akti normativ, i prezantuar nga Rama me nofkën “anti kap çfarë të kapësh”, parashikon që policia të ketë të drejtë të bëjë sekuestrime paraprake apo të urdhërojë personat e dyshuar për krime të mos lëvizin nga vendbanimi i tyre i zakonshëm pa leje, teknika këto të ngjashme me ato të një shteti policor. Por akti normativ, i cili zyrtarisht ka hyrë në fuqi më 31 Janar, deri tani ka prodhuar konferenca të përditshme për shtyp të një oficereje policie që deklaron se zakonisht dy personave të njohur apo më pak të njohur për aktivitet kriminal i dërgohet nga një formular në të cilin u kërkohet të rendisin listën e pasurive që kanë dhe burimin e krijimit të këtyre pasurive.

Efikasiteti i kësaj teknike mbetet për t’u parë ndërkohë që disa nga “kriminelët” më të famshëm të vendit kanë deklaruar sakaq publikisht se nuk disponojnë asnjë pronë apo kanë prona modeste dhe për rrjedhojë, nuk kanë asgjë për të justifikuar me burime të ligjshme.

Ndërkohë, opozita ka sulmuar qeverinë duke aluduar se ajo nuk është e gatshme t’i dërgojë formularin në fjalë disa personave të njohur apo të dyshuar për aktivitete kriminale por që janë shumë afër Partisë Socialiste. Ata tregojnë, fjala vjen, rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u hetua dhe shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për trafik ndërkombëtar droge por u dënua për abuzim me detyrën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është kritikuar gjerësisht përgjatë viteve të fundit se ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi miqësor me një numër personash me të shkuar të pasur penale, përfshirë deputetë të partisë së tij apo partive aleate apo kryebashkiakë socialistë. Rama në të gjitha rastet ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për të shkuarën e tyre. Në së paku një rast, një ish-deputet i tij, Arben Ndoka, u zbulua pasi u zgjodh deputet se ishte dënuar në Itali për trafik qeniesh njerëzore. Ndoka ka deklaruar se dënimi i tij në Itali ka qenë i padrejtë. /Reporter.al

Tags: anti-KÇKBIRNkundershtuanmiratuaorganizata

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Çështja e “Babales”/Lulzim Basha letër ambasadores së SHBA

Çështja e “Babales”/Lulzim Basha letër ambasadores së SHBA

Turqia dhe Rusia bien dakord për krijimin e një korridori të sigurt në Idlib

Turqia dhe Rusia bien dakord për krijimin e një korridori të sigurt në Idlib

Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com