E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Çështja e “Babales”/Lulzim Basha letër ambasadores së SHBA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim në lidhje me çështjen Babale.

Në letrën e dërguar Basha sqaron pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi. Ai shprehet se ata janë dënuar padrejtësisht, pasi sipas tij publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik, por çështja u politizua.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.

Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, thuhet në letrën e siguruar nga Top Channel nga burime diplomatike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   VOA: Shtetet e Bashkuara rrisin trysninë ndaj PD për t'u shkëputur nga Berisha

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...