Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.
“Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në terren”, thuhet në njoftimin e institutit.
IKSHPK-ja bën me dije se janë shëruar 139 pacientë.
Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169.