Situata ekonomike e Juventusit kërkon disa reflektime. Paga prej 31 milion eurosh në sezon që merr portugezi Ronaldo rrezikon të jetë e papërballueshme në vazhdim dhe kështu sakrifikimi i CR7-ës, një vit përpara skadimit të kontratës, merr kuptim.
Shitje që mund të ndodhë, sipas thashethemeve nga Spanja, përbën kushte të favorshme për Realin.
Sipas ‘Deportes Cuatro’, në fakt, Zidan dhe Florentino Perez do të ishin të gatshëm të finalizonin operacionin vetëm nëse shpenzimi do të jetë ‘simbolik’.
Nuk përmendet një shumë e saktë e menduar nga ‘galaktikët’, por sigurisht as trajneri dhe as presidenti nuk do të ishin të gatshëm të shpenzonin një shumë të lartë për një lojtar i cili ka, siç u përmend, një pagë të konsiderueshme dhe është 36 vjeç.
Në këtë pikë, është e nevojshme të kuptohet nëse Juventusi do të jetë i gatshëm ta konsiderojë largimin e CR7-ës pavarësisht një fitimi minimal, për t’u lehtësuar nga paga e tij vjetore.