10 shprehje nga Viktor Hygoi që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

“Muzika shpreh atë që nuk mund të shprehet me fjalë dhe atë që nuk mund ta mbash përbrenda”

“Ai kurrë nuk doli pa një libër nën sqetull, dhe shpesh kthehej me dy.”

“Edhe nata më e errët do të mbarojë dhe dielli do të lindë.”

“Çfarë është dashuria? Unë takova në rrugë një djalë shumë të varfër që kishte rënë në dashuri. Kapelja e tij ishte e vjetër, palltoja e tij e gërryer, uji i hynte nëpër këpucë dhe yjet nëpër shpirt.”

“Balancimi i gjithçkaje është i mirë, harmonizimi i gjithçkaje është edhe më mirë.”

“Të duash një person tjetër është të shohësh fytyrën e Zotit”.

“Me fuqinë e një shikimi është abuzuar aq shumë në historitë e dashurisë sa është bërë e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë se dy qenie ranë në dashuri sepse u panë njëri me tjetrin. Megjithatë, në këtë dhe vetëm në këtë mënyrë fillon dashuria. ”

“Dashuria është si një pemë: ajo rritet vetë, zë rrënjë thellë në qenien tonë dhe vazhdon të lulëzojë në një zemër të rrënuar. Fakti i pashpjegueshëm është se sa më verbuese është, aq më këmbëngulëse është. Asnjëherë nuk është më e fortë sesa kur është plotësisht e paarsyeshme. ”

“Të vdesësh nuk është asgjë. E frikshme është të mos jetosh më. ”

“Të mos dëgjohesh nuk është një arsye për të heshtur.”