Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bien akuzat për lobimin rus ndaj Lulzim Bashës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është dërguar zyrtarisht i pandehur në Gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi.

Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.

Por, ndërsa u konfirmua fakti se dosja “Basha” u dërgua për gjykim në gjykatën e Tiranës, “News 24” mësoi se lidhur me këtë çështje ka pasur një debat të fortë në Prokurorinë e Tiranës.

Kërkesa për gjykim, që është një akt i rëndësishëm procedural, rezulton të jetë firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë.

Raportohet se përplasja mes tre prokurorëve ka qenë e fortë, pasi prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, e për këtë firmosi zgjatjen e afateve me 30 tetor, ndërsa kolegët e tij që çështja të dërgohej për gjykim.

Në kushtet, kur ka debat mes grupit të prokurorëve, pavarësisht se respektohet pavarësia e tyre, është drejtuesi i Prokurorisë që ndërhyn proceduralisht për zgjidhjen e situatës.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përderisa drejtuesja e prokurorisë Elisabeta Imeraj, prej ditësh nuk paraqitet në punë, pasi është në regjim spitalor.

Burimet thanë se në këtë situatë, edhe vlefshmëria e aktit të njoftimit të përfundimit të hetimeve, edhe marrja e kopjes së akteve, apo dhe vetë dërgimi i çështjes në gjyq, mbeten për t’u zgjidhur proceduralisht.

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane “Mother Jones”, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rus kishin financuar në favor të Partisë Demokratike.

Referuar deklarimeve kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Njëra nga pagesat është bërë nga kompania “Biniata Trade”, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rus.

Sipas prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.

Pas njoftimit për dërgimin e çështjes në gjyq për shefin e opozitës, i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike.

“Prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë”, thuhet në deklaratë. /balkanweb

Tags: Akuzabienlobim ruslulzim basha

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Rama: Ndihemi si një varkë në mes të detit, na e kanë marrë me forcë busullën

Ja pse nuk duhet ta lini bukën mbi banak

Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues në Bjellorusi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com